1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot pritet firma për dy ministri të reja në Kosovë

Bekim Shehu19 Dhjetor 2005

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, do të autorizojë sot krijimin e Ministrisë së Rendit dhe atë të Drejtësisë

https://p.dw.com/p/Aqrq
Soren Jesen Petersen
Soren Jesen PetersenFotografi: AP

Zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar, se ata janë në pritje të nënshkrimit të urdhëresës administrative nga shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, i cili do të autorizojë krijimin edhe të dy ministrive të reja. Ministrinë e Rendit dhe Ministrinë e Drejtësisë. Autoritetet thonë se, formimi i këtyre ministrive po kryhet në një fazë shumë të rëndësishme për vendin. Bisedimet për statusin e Kosovës tashmë kanë filluar dhe ky fakt shtron nevojën për përgjegjësi më të mëdha në Kosovë thotë, këshilltari i kryeministrit të Kosovës për çështje të sigurisë, Ramadan Qehaja.

Me krijimin e Ministrisë së Rendit dhe të Drejtësisë, nuk do të thotë se të gjitha kompetencat në këto fusha automatikisht do të kalojnë në duart e vendorëve, thotë të gjitha kompetencat në këto fusha. Procesi i bartjes së përgjegjësive në fushën e drejtësisë dhe rendit do të zgjasë disa muaj.

Akoma nuk dihet se kush janë personat që do të drejtojnë dy ministritë e reja. Kryeministri Bajram Kosumi, më herët është thënë se, të dy ministritë do të drejtohen nga ekspertë kosovarë të këtyre fushave për arsye se njerëzit profesionistë krijojnë lehtë besim tek qytetarët e vendit. Sidoqoftë, kalimi i përgjegjësive nga UNMIK-u tek institucionet vendore është një proces që vazhdon të zgjasë që nga vendosja e administratës ndërkombëtare në Kosovë prej gjashtë vjetësh. Megjithëse këto kohë po kryhet transferimi i kompetencave përfshirë këtu edhe atë që do të ndodhë në fushën e rendit dhe drejtësisë, mbrojtja e vendit dhe politika e jashtme do të vazhdojnë të jenë përgjegjësi të rezervuara për autoritetet ndërkombëtare KFOR-in dhe UNMIK-un.