1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Srebrenica – turpi i Evropës / Berisha para provës së dytë

Permblodhi Anila Shuka11 Korrik 2005

Shtypi gjerman per Ballkanin

https://p.dw.com/p/Aruj

"Sot dhjetë vjet, më vonë pretendohet që dihet gjithçka për masakrën. Përgjegjësit duket se janë gjetur," shkruhet mes të tjerash në një koment të "tageszeitung". (...) Aparatet politike dhe ushtarake të serbëve nën udhëheqjen e Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mladiçit planifikuan dhe kryen masakrën e i asgjësuan gjurmët. (....) Por, që sherbimet e fshehta të vendeve të Natos kanë qenë të informuara për planet serbe, këtë politikanët e këtyre vendeve nuk duan ta sjellin në kujtesë. E as për të dhënat e siguruara sot për përgjegjësit politikë dhe ushtarakë të Kombeve të Bashkuara, Jasuhi Akashi dhe Gjeneral Bernard Zhonvier, që i patën bllokuar të gjitha aparatet ndërkombëtare që donin t'i kundërviheshin ushtarakisht ofensivës vrasëse të serbëve në protektoratin e Kombeve të Bashkuara. Opinoni nuk di as për sinjalet që kishin dërguar më parë institucionet e huaja. Rezoluta e Bundestagut dhjetë ditë para masakrës, për shembull, ku thuhej që kurrsesi të mos ndërhyhet në Srebrenicë, dhe sinjale të ngjashme që vinin asokohe prej shteteve më të rëndësishme për konfliktin, si Britania e Madhe dhe Franca, e kanë inkurajuar direkt Mladiçin në realizimin e planeve. Edhe udhëheqja e atëhershme boshnjako/myslimane nën drejtimin e Alija Izetbegoviçit duhet të shtrojë pyetjen, se përse komandantët boshnjakë që mbronin Srebrenicën, katër javë para ofensivës së Serbëve u tërhoqësn nga Srebrenica. (...)Çfarë ironie për viktimat. Kur sot, me rastin e dhjetëvjetorit të masakrës diplomatët dhe politikanët e shumë vendeve mbajne zi - dhe askush prej tyre nuk kërkon llogari nga të gjithë përgjegjësit, përfshirë edhe instituiconet ndërkombëtare që nuk vepruan," - përfundon në komentin e tij korrespondenti i "tageszeitung" në Sarajevë.

"Turpi i Evropës, ka qenë po kështu kjo luftë," thuhet mes të tjerash në një artikull fejtonist në "Berliner Zeitung". Bashkimi Evropian e konsideron veten si organizatë për siguri e paqe. Por për të vendosur civilizimin në Ballkan, kundër interesave qesharake të secilit komb, nuk i mjaftoi fuqia. Ndaj kësaj askush nuk ka reflektuar hapur. Për Ballkanin nuk flitet, deri më sot, për atë copë toke, ku Evropa e sheh veten të urryer," - përfundon "Berliner Zeigung".

"Srebrenica - emri i ‘qytetit të argjendtë’ në Bosnjë është simbol i orës më të erët të Evropës që nga lufta e dytë botërore," – konstaton komentuesi i gazetës "Frankfurter Rundschau". Perëndimi si konstruktion politiko-civilizues, një vit mbas përvojës me masakrën e Ruandës, pësoi një disfatë tjetër dramatike. (...) Mbas Srebrenicës vendet e ish-Jugosllavisë kanë marrë rrugën e vështirë drejt Evropës. Daitoni i dha Bosnjës një armëpushim, por një bazament të gabuar për rindërtim. Ndërhyrja në Kosovë mundi t'i jepte fund përndjekjes së shqiptarëve, por deri më sot nuk i ka sjellë siguri të mjaftueshme pakicës serbe. Për këtë shkak, duke u nisur nga gjendja e vështirë e vendeve të Evropës Perëndimore, kush vë në dyshim anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë e Malit të Zi, nuk i ka kuptuar leksionet e 11 korrikut të 1995-ës. Pa pranimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të përpunohet trashëgimia e luftrave jugosllave dhe në Ballkan nuk do të ketë as mirëqenie, as stabiletet e as paqe," - paralajmëron "Frankfurter Rundschau" në komentin e botuar sot me rastin e dhjetëvjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Vëmendje i kushtojn revista e përjavshme Der SPIEGEL rikthimit të mundshëm në pushtet të ish-presidentit Sali Berisha

"Mbas fitores së Partisë Demokratike nën Sali Berishën në zgjedhjet parlamentare tek investitorët gjermanë janë ngjallur shpresat për biznes. Nën qeverinë socialiste të Nanos, veçanërisht manazherët gjermanë e kanë ndjerë veten të trajtuar keq. Ata janë ankuar për monopolizëm, korrupsion deri në qeveri, baza të paqarta ligjore, paaftësi dhe privilegjim të ndërmarrjeve greke dhe italiane," – informon Der Spiegel. (...)"Në se koalicioni i ardhshëm qeveritar nën drejtimin e Partisë Demokratike do ta përmirësojë klimën investimeve të huaja në shtëpinë e të varfërve në Evropë dhe do të jetë në gjendje ta prezantojë Shqipërinë me dinijitetin e duhur në BE, kjo mbetet e hapur. (...) Vëzhgues perëndimorë supozojnë që as fushtatat e famshme të hakmarrjes ndërmjet fituesve dhe të humburve, e as lufta për ndarjen e pasurvie, nuk ka përfunduar."

Ndërsa korresponndenti i të përditshmes "Frankfurter Allgemeine Zeitung" për Ballkanin në një portret për kryetarin e Partisë Demokratike mes të tjerash kujton:

Berisha është përpjekur disa herë pa sukses të nxisë kryengritje, për të ardhur përsëri në pushtet. Këtë tani e arriti në mënyrë demokratike, me anë të një votimi që, megjithëse me disa mangësi, duket se ishte më i rregullt se votime të mëparshme në Shqipëri. Berisha kishte kohë që po e priste këtë triumf. Tani do ti duhet të dëshmojë që ka mësuar diçka më tepër qysh prej vitit 1997."