1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sukses për Prodin

Jörg Seisselberg28 Mars 2007

Senati italian voton me shumicë të qartë për vazhdimin e misioneve italiane jashtë vendi, ndër të tjera edhe në Afganistan

https://p.dw.com/p/Ar8T
Romano Prodi duke mbajtur fjalim në parlament
Romano Prodi duke mbajtur fjalim në parlamentFotografi: AP

Romano Prodi kryeministri italian, pat dështuar në parlament në çështjen e misioneve jashtë vendi dhe prandaj pat ofruar në shkurt dorëheqjen. Të martën në parlamentin italian u votua për zgjatjen e misioneve jashtë vendi, ndër të tjera në Afganistan. Të martën në mbrëmje Prodi mori mbështetje dhe një kundërshtar i fortë mori goditje.

Lehtësim dhe duartrokitje tek senatorët e koalicionit të qëndrës së majtë, kur presidenti i senatit Franco Marini të martën në mbrëmje shpalli rezultatin. Me shumicë të qartë dhoma e dytë e parlamentit tha po-në për vazhdimin e misioneve italiane jashtë vendi, ndër të tjera edhe në Afganistan. Qeveria Prodi mund të marrë frymë lirisht, rreziku i një krize të re në Romë është kapërcyer. Muajin e kaluar kryeministri pat dështuar në parlament në çështjen e misioneve jashtë vendi dhe prandaj pat ofruar dorëheqjen. Që Romano Prodi këtë herë e kapërceu me lehtësi bllokadën dhe mori 20 vota më shumë nga c´ishin të nevojshme ia dedikon edhe kristiandemokrateve opozitarë UDC. Ata u larguan nga opozita e qendrës së djathtë, votuan me qeverinë dhe u distancuan nga aleati i deritanishëm Silvio Berlusconi.

Kryetari i kristiandemokratëve, Lorenzo Cesa thotë: "Nato i ka bërë apel Italisë, për t´i respektuar detyrimet. Edhe për këtë arsye votojmë me po. Na vjen keq, që ai, që i ka derguar trupat aty, kur ishte në qeveri do t´i terheqë tani."

Një shuplakë e fortë për Berlusconin nga ish aleatët e tij. Kryeministri i mëparshëm, i cili vetë nuk është vetë në senat, dëshi t´i krijonte vështirësi Prodit me votimin për misionet ushtarake. Tani ai është humbësi. Kristiandemokratët e bënë të qartë me votën e tyre të martën në mbremje, se nuk e njohin më Berlusconin si udheheqës të kampit të qëndres së djathtë. Thuhet gjoja se kryetari i fraksionit parlamentar të partisë së Berlusconit, Renato Schifani i ka bere thirrje senatoreve që të kundershtojnë aprovimin për politikën e jashtme të Prodit, nder të tjera duke iu refereuar metodave të diskutueshme që qeverisë në clirimin e reporterit të rrëmbyer Mastrogiacomo nga duart e talibanëve.

"Rrëmbimi i Mastrogiacomos e ka sjellë qeverinë në atë pikë, që të pranojë talibanët si bashkëbisedues. Qeveria Prodi i ka detyruar përgjegjësit në Kabul, të cileve do t´u ndihmojnë ushtarët tanë në Afganistan, që t´u perulen kerkesave të terroristeve talibanë dhe të lirojnë pesë prej tyre nga burgjet."

Ky qëndrim në zgjidhjen e aferës së pengjeve, thotë i besuari i Berlusconit, e ka dëmtuar prestigjin e Italisë në botë dhe i vë ushtarët italianë në misionet jashtë vendi menjëherë para rreziqeve më të mëdha. Ministri i jashtëm Massimo D´Alema nga ana tjetër mbron kursin e qeverisë. Kufizimi i kërkuar nga opozita, për të mos bërë tratativa me rrëmbyesit, do të që qytetarët italianë të ndodhen para rreziqeve. Mendoj se asnjë qeveri në botë nuk i lidh duart e veta në këtë mënyrë. Unë do të numëroja raste të pafundeta, në të cilat qeveritë e tjera kanë kanë ndermejtesuar për të shpetuar jetën e qytetareve të tyre.

Prodi i cili del i forcuar nga lufta për vazhdimin e misionit në Afganistan, e ka festuar suksesin në Brazil, ku ndodhet momentalisht për vizitë shteterore.Fitorja në senat ka një të metë për kryeminsitrin. sepse dy komuniste që kanë devijuar dhe një senator ekologjist hezituan t´i japin koalicionit të qëndres së majtë votën për misionin në Afganistan. Lajmi i mirë për Prodin: kristiandemokratët janë duke u shkëputur nga Berlusconi. Kryeministri në temat e komplikuara të politikës së jashmte fiton më shumë fushë veprimi.