1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm i pёrgjakshёm nё qendёr tё Strazburgut

12 Dhjetor 2018

Nё afёrsi tё tregut tё Krishtlindjeve nё Strazburg, kanё gjetur vdekjen, sipas lajmeve tё fundit, tё paktёn katёr vetё. Atentatori i pandehur ndodhet nё arrati. Prokuroria e anti-terrorit po heton.

https://p.dw.com/p/39uWy
Frankreich Straßburg Polizei patroulliert nach Schüssen
Fotografi: Reuters/V. Kessler

Njё person i armatosur ka vrarё tё paktёn katёr vetё dhe ka plagosur disa tё tjerё nё afёrsi tё tregut tё Krishtlindjeve nё Strazburg. Sipas tё dhёnave tё ministrit tё Brendshёm tё Francёs, Christophe Castaner, atentatori ёshtё i njohur pёr policinё. Ndaj tij po hetohet, tha Castaner, i cili u nis menjёhere drejt Starzburgut.

Prefektura lokale njoftoi, se i pandehuri, ka qenё i klasifikuar si potencialisht i rrezikshёm prej autoriteteve franceze dhe ishte i regjistruar nё njё databazё pёrkatёse. Prokuroia e anti-terrorit nё Paris ka nisur ndёrkohё hetimet. 

Atentatori nё arrati  

Me gjasё atentatori i pandehur do tё duhej tё ishte arrestuar tё martёn nё mёngjes. Sikurse njofton media France Info duke iu referuar burimeve tё policisё, ai megjithatё nuk u gjet nё shtёpi. Sipas kёtyre tё dhёnave 29 vjeҁari akuzohej pёr tentativё pёr vrasje.

Personi i radikalizuar para se tё merrte arratinё ёshtё plagosu prej policisё patrulluese, njofton agjencia elajmev e AFP duke iu referuar tё dhёnave tё policisё. Por patrulla nuk ka mundur ta pengojё atё prej arratsё. Gjatё pёrnjdekjes ka pasur shkёmbime zjarri.

Nё Parlamentin Europian nё Strazburg u dha alarmi

Edhe Parlamenti Europian u rrethua. Askush nuk duhej tё dilte nga ndёrtesa, tha njё zёdhёnёse e parlamentit. Punonjёsit janё lajmёruar pёrmes mesazheve nё celular apo e-mailave.

Tregu i Krishtlindjeve nё Stazburg ka qenё njё herё nё shёnjestёr tё njё atentati: Nё vitin 2000 u parandalua njё sulm me lёndё shpёrthyese i njё grupi alalgjerian. Tregu i Krishtlindjeve nё kёtё qytet ёshtё ndёr mё tё vjetrit nё Europё dhe tёrheq ҁdtorё vit shumё vizitorё.

cё/ёa (dpa, afp, ap, rtr)