1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulme të tmerrshme terroriste në Sri Lankë

21 Prill 2019

Në Sri Lankë kanë ndodhur sulme terroriste që si pasojë kanë pasur rreth 210 të vrarë dhe të paktën 450 të plagosur. Sulmet kanë shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën.

https://p.dw.com/p/3HAvB
Sri Lanka Colombo Explosion in St. Anthony Kirche
Fotografi: AFP/I. S. Kodikara

Si pasojë e disa shpërthimeve të fuqishme terroriste në Sri Lankë kanë humbur jetën rreth 210 persona, thuhet në njoftimet e deritanishme të autoriteteve të vendit. Sulmet kanë ndodhur në kisha dhe hotele luksoze në kryeqytetin Colombo. Shpërthime ka pasur edhe jashtë kryeqytetit, në momentet kur njerëzit festonin dhe luteshim për Pashkët. Sulmet kanë ndodhur pothuajse njëkohësisht, ndërkohë që ndër të vrarët ka dhe shtetas të huaj. Autoritetet thonë se ato kanë zbuluar ndërkohë edhe përgjegjësit për këto sulme të tmerrshme terroriste. Ministri i Mbrojtjes i Sri lankës, Ruwan Wijewardene foli për "sulme terroriste të grupeve ekstremiste". Qeveria ka vendosur ndërkohë të ndërprejë lidhjet me rrjetet sociale në këtë vend, për shkak të përhapjes së spekulimeve të shumta.

Sri Lanka Colombo Explosion in St. Anthony Kirche
Fotografi: Reuters/D. Liyanawatte

Sulmet denohen nga shumë vende të botës

Autoritetet gjermane dyshojnë se në mesin e të vrarëve mund të ketë edhe shtetas të Gjermanisë. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i ka quajtur këto "si sulme qyqare terroriste". Steinmeier denoi ashpër sulmet ndaj personave që po festonin në paqe dhe me lutje në shtëpitë e Zotit, gjatë festës së Pashkëve. Në një telegram dërguar presidentit të Sri Lankës, Maithripala Sirisena, Steinmeier shkruan se "Gjermania qëndron krah Sri Lankës në këto momente të rënda dhe është e vendosur në luftën kundër terrorizmit."

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur shqetësimin e saj të thellë me këto sulme dhe i ka shprehur ngushëllimet e thella popullit të Sri Lankës. Ndërsa ministri i Jashtëm Heiko Maas denoi këto sulme terroriste, me fjalët se "është shumë e dhimbshme një urrejtje kaq e madhe në kohën e festimit të Pashkëve".

Sulmet terroriste i kanë denuar edhe organizatat e fesë islame në Gjermani, me fjalët se "terroristët gjithmonë sulmojnë personat që fesojnë në paqë, me qëllim  që t'i përçajnë ata dhe të mbjellin urrejtje. Ne nuk guxojmë të lejojmë që terrorizmi të na përçajë."

Trump:Sulme të tmerrshme

Presidenti amerikan Donald Trump i ka denuar ashpër këto sulme, duke i quajtur ato "sulme të tmerrshme terroriste". Ai i ka ofruar ndihma Sri Landkës në këto momente të rënda. Komisioneri i BE Jean-Claude Juncker tha se është tepër i prekur dhe pikëlluar në këto momente. Ai i ka shprehur ngushëllime dhe keqardhje familjeve dhe të gjithë popullit të Sri Lankës. "Ne jemi të gatshëm të ndihmojnë", kumtoi Juncker.

Sri Lanka Colombo Explosion am Shangri-La Hotel
Fotografi: picture-alliance/AA/C. Karunarathne

Përmes rrjetit twitter është deklaruar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në emër të vendit të tij ai i ka shprehur ngushëllime Sri Lankës. "Sulmet në kisha dhe hotele janë sulme ndaj mbarë njerëzisë", kumtoi Erdogan. Ndërsa ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu tha se këto janë "sulme barbare, qyqare dhe të poshtra", sikur që ishte edhe sulmi në xhaminë e Zelandës së Re në Christchurch. "Terrorizmi nuk ka fe, nuk ka komb dhe gjeografi", kumtoi ai. Sulmet i kanë denuar edhe presidenti i Afgatnistanit Aschraf Ghani, presidenti Rusisë Vladimir Putin (i cili ato i quajti të tmerrshme dhe cinike) dhe shumë autoritete të tjera në mbarë botën.

bc/djo/stu (dpa, epd, kna)