1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roma Lage

9 Prill 2010

Me rastin e ditës së romëve (08.04) Komisioni i BE zhvilloi në Cordoba një konferencë dy ditore për gjendjen e romëve. Sipas agjensisë së BE-së për të drejtat e njeriut situata e romëve është shqetësuese në Europë

https://p.dw.com/p/Mrb6
Fotografi: DW

Sipas vlerësimeve në 27 vendet e BE-së jetojnë deri 12 milionë romë dhe sintë. Me rastin e ditës botërore të romëve ditën e enjte Komisioni i BE organizoi në Cordoba të Spanjës një konferencë dyditore për gjendjen e romëve. Sipas të dhënave të agjencisë së BE për të drejtat e njeriut, romët përbëjnë grupet, që janë të prekur më shumë nga varfëria, papunësia dhe analfabetizmi. Dhe përveç kësaj vetëm këtë vit disa qindra familje rome do të dëbohen nga Gjermania, shumë prej tyre do të përfundojnë nëpër lagjet e mjerimit në Ballkan. Më e madhja e tyre ndodhet në Shutka të Maqedonisë.

Kind im Roma-Slum Shutka
Vesna Bojadziska, nga projekti i ndihmës, Nadez, në ShutkaFotografi: DW

Kur Vesna hyn në klasë, përshëndetet me përzemërsi nga fëmijët e tjerë romë. Bashkëpunëtorja e qendrës humanitare “Nadez“ sjell veshje dhe këpucë të përdorura. Ajo ka 16 vjet që kujdeset për romët në Shutka, lagjja më e madhe rome në botë.

Ky projekt u inicua nga karitasi gjerman, që donte t'i ndihmonte romët në Maqedoni. Nadez financohet nga BE dhe organizata humaniatre gjermane. Emri i qendrës është edhe programi i saj “Nadez”, që do thotë shpresë.

“Kur unë kam filluar të punoj me familjet rome jam shokuar nga varfëria e tyre. Kudo mblidhja veshmbathje për fëmijët. Tani përpiqemi që t'u japim fëmijëvë ndihmë më afatgjatë, si përshembull përmes kësaj shkolle. Sepse aktivistja humanitare është e bindur se “Arsimi është e vetmja rrugë për të dalë nga varfëria”.

Shtëpi teneqeje dhe plehra

Kind im Roma-Slum Shutka
Fëmijë në Shutka, MaqedoniFotografi: DW

Shtëpitë prej teneqeje rradhiten njëra pas tjetrës dhe ndërmjet tyre ndodhen pirgje me plehra. Në Shutka jetojnë disa qindramijëra romë, shumica e tyre kanë ardhur nga lufta në Kosovë dhe kanë qëndruar aty. Këtu romët kanë më shumë të drejta se diku tjetër. Ata nuk dëbohen në Shutka. Lagjja e tyre rritet çdo ditë.

Bajrami tetëvjeçar tregon shtëpinë e tij. Një kasolle me teneqe, një kasolle shumë e vogël, ku fle përdhe me mamanë. Nuk ka as ujë të rrjedhshëm, as kanalizimi dhe as ngrohje. Dhe dimri është i acartë. Mamaja e Bajramit përqafon djalin e saj të vogël: ”Unë nuk mendoj për vete, mendoj vetëm për djalin tim. Por biri im duhet të rritet në një mjedis më të mirë. Do të dëshiroja të kisha edhe një dhomë të dytë ose rrymë elektrike dhe ujë të rrjedhshëm”.

Nëna shpreson që fëmija i saj të dalë nga kjo lagje mjerimi, të mbarojë shkollën dhe të mësojë një zanat.

Dërgohen për të lypur dhe jo në shkollë

Shumë prindër i dërgojnë fëmijët më parë të lypin, se sa në shkollë për të mësuar. Fëmijët ngjallin më shpejt keqardhje. Në qendër të Shkupit ata enden kudo para butikëve me emër si Guci dhe Prada dhe shtrijnë dorën e tyre të vogël dhe të palarë. Çdo qindrakë, që u jepet atyre, është për prindërit e tyre një argument, që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Higjena nuk ekziston. Fëmijët kanë morra dhe janë shumë të papastër. Disa duken të parritur dhe të pazhvilluar si pasojë e të ushqyerit keq.

Kind im Roma-Slum Shutka
Shutka, MaqedoniFotografi: DW

Kush nuk lyp, mbledh shishe plastike. Familje të tëra ushqehen nga shitjet e plehrave. Në këto struktura shpeshherë arsimimi për fëmijët nuk ka vend. Sepse romët jetojnë sipas traditave të forta. Këtu bën pjesë edhe martesa e vajzave qysh në moshë 12 vjeçare. Në kasollen aty pranë flitet gjermanisht. Në Shutka kjo është normale. Shumë nga familjet rome kanë jetuar për vite të tëra si refugjatë në Gjermani. Ata ishin mësuar sipas standartit gjerman të jetesës, por pastaj u dëbuan dhe përfunduan në lagjet e varfëra.

“Ky është një shok i tmerrshëm”, thotë Ellen Glissmann. Aktivisti gjerman për çështje sociale kujdeset prej vitesh për familjet e kthyera në Ballkan. “Në javët, apo në muaj e parë familjet e kthyera janë si të përhumbura. Ato gëzohen, kur takojnë dikë që flet gjermanisht dhe të tillë ka këtu sa të duash”.

Kind im Roma-Slum Shutka
Shutka, MaqedoniFotografi: DW

Të kthyer nga Gjermania

Vetëm këtë vit disa qindra familje nga Gjermania do të dëbohen për në Ballkan.

Shumë prej tyre do të përfundojnë në kampe si Shutka. “Shumica e familjeve kanë qenë për një kohë të gjatë në Gjermani, 10, 12 vjet thotë Glissmann. Fëmijët kanë lindur Gjermani, kanë vizituar kopshte dhe shkolla gjermane dhe në Ballkan ndodhen para hiçit”.

Familjet nuk kanë asgjë

Për familjet e dëbuara nuk përgjigjet zyrtarisht askush, thotë Glissmann. “Ata zbresin në aeroportin e Shkupit dhe nuk dinë nga t'ia mbajnë. Shpesh kasollet e tyre të vjetra nuk ekzistojnë më prej nga u dëbuan para dhjetë vjetësh”.

“Shumë mund të gjejnë strehim tek të afrëmit, por për fëmijët kjo situatë është një shok”, thotë Glissmann.

“Zakonisht fëmijët nuk flasin asnjë fjalë maqedonisht dhe këto fëmijë duhet t'i integrosh në shkollë këtu. Shpesh kjo do të thotë që 12 vjeçarët të hyjnë në klasë të parë”.

Kind im Roma-Slum Shutka
Fëmijë romë në shkollë, Shutka, MaqedoniFotografi: DW

Edhe Vesna, punojësja sociale e di se shumica e fëmijve, për të cilën kujdeset nuk kanë shance që të mbarojnë shkollën dhe as për një jetë jashtë Shutkës. Megjithatë ajo vazhdon angazhimin e saj:

”Dëshira jonë është që fëmijët këtu në shkollë të mësojnë diçka që të jenë pak më të arsimuar se prindërit e tyre. Hap pas hapi brez pas brezi këtu do të përmirësohet gjendja, këtu do të bëhet më mirë. Ndoshta fëmijët e këtyre fëmijëve do të largohen një ditë nga lagjja për të punuar në një profesion. Atëherë ne do të kishim fituar. Ne nuk heqim dorë kurrë”.

Vesna përkëdhel një fëmijë në kokë. Pastaj pastron duart me letër desinfektuese.

Autor: Anna Kuhn-Osius/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angelina Verbica