1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të gjithë njerëzit në mbarë botën kanë nevojë për eufori dhe ekstazë

Monika Hoegen12 Korrik 2004

Evropa është një kontinent problematik përsa i përket përdorimit tö alkoolit dhe duhanit

https://p.dw.com/p/Ar6G
Fotografi: dpa

Kur bëhet fjalë për konsumimin e drogës fjala është shpesh për drogat ilegale. Por keto nuk janë problemi kryesor në Gjermani. Problem janë më shumë alkooli dhe cigaret. Por pavaresisht në se janë droga legale apo ilegale çdo substancë mund të të bëjë të varur: Pas kësaj fsihet gjithnjë një nevojë arkaike për lumturi, eufori dhe gjendje të jashtezakonshme.

"Unë beja një jetë të mrekullueshme. Nqs doja të bëhesha gati për të festuar, merrja LSD apo amfetaminë. Për një ditë të qete të kaluar si të thuash kot ishte heroina ajo që duhej. Nqs shkoja me ndonjë vajzë merrja shpesh edhe kokainë shtesë. Prekja me e lehte bënte që trupat tanë t´i përshkonin valë elektrike."

Gjendje ekstaze, ndjenja intensive, që të largojnë nga realiteti, sa terheqese të duket, por çfare çmimi të lartë duhet të paguash për kete, keshtu e pershkruan gazetari dhe ish junkie, Jërg Bëckem, në librin e tij të botuar para pak kohe në Gjermani "Me lër të mbijetoj natën." Pohimet e tij kanë shpalosur sërish diskutimet për drogat e forta si heroina dhe kokaina. Konsumi ilegal i drogave është një problem shqetesues por jo më shqetesuesi në Gjermani. Problemi është më shumë tek substancat e buta, legale. Gjermanet pijnë me tepri cigare dhe alkool.
Për më shumë se 10 milionë vete kjo sasi përben rrezik për jeten, nga duhani biles për 16 milionë. Kjo shkakton deme shumë të mëdha ekonomike. Shpenzimet nga aksidentet automobilistike, sëmundjet, terapitë arrijnë si pasojë e konsumit të drogës rreth 40 miliardë euro, nga duhani rreth 20 miliardë.

Në shkollën e lartë katolike të landidt Nordrhein Westfalen me qënder në Këln është ngritur një qënder për studimin e varesisë. Atje punon profesor Michael Klein psikolog. Ai i njeh problemet e gjermaneve me drogat.
"Përsa u perket problemeve me alkoolin dhe duhanin ne jemi në krye të grupit, për fat të keq. Kjo do të thotë, se persa i perket konsum të alkoolit dhe të cigareve për person ne ndodhemi shumë lart. Përsa i perket konsumit të substanaceve ilegale, pra konsumit të heroinës, opiateve, kokainës e parë në rang boteror ne kemi një pozicion të mirë. Vende të tjera evropiane, psh Spanja, Italia, Anglia kanë një konsum më të lartë të drogave ilegale për person."

Një studim i organizates boterore të shendetesisë verteton se Evropa është një kontinent problematik përsa alkoolit dhe duhanit. Pritet që me shtimin e mirëqënies edhe vendet në zhvillim të Azisë Lindore mund të hyjnë në këtë kategori të trishtuar. Nga drogat ilegale ketu në vend vetem kanabis shenon një rritje të lehte tek të rinjtë. A është bërë gabim në ndarjen e drogave në legale dhe ilegale dhe nëse kjo ndarje duhet menduar edhe një herë."

Ndarja në legale dhe ilegale sigurisht që është bërë në mënyre arbitrare. Së paku kjo do të thotë, që alkooli dhe duhani duhen parë me sy me kritik për shkak të rrezikshmerisë për shendetin. Dhe nga ana tjeter nuk do të thotë patjeter, që kanabis dhe opiatet janë të parrezikshem, perkundrazi. Por që edhe në këto substanca duhet parë që ata në disa fusha, si vdekshmeria, vdekshmeria e hershme, nuk janë aq të rrezikshme sa alkooli dhe duhani.

Vendimtare nuk është edhe aq shumë se cilën drogë merr njeriu. Psikologet si Klein e dinë se çdo substancë të bën të varur, çdo mani, edhe pasioni për lojë, apo vullneti ektrem për të punuar të çojnë në varesi. Varesia nuk duhet parë vetem negativisht si rrugë për t´u shpetuar problemeve.

"Mendohet se ekziston një nevojë njerezore antropologjike për ekstazë, që të plotësojë nevojën për lumturi dhe nqs e kanë përjetuar ekstazën, atëhere mund të heqin dore për një kohë të gjatë nga konsumimi i substancave."

Ky raport me euforinë dhe ekstazën është zhdukur sot krejtesisht. Në boten moderne nuk është aspak e mundur ta përjetosh euforinë e ekstazën dhe kjo humbje ka pasojat tek gjendja e njeriut. Njerëzit ndjehen më shpesh të palumtur dhe nuk kanë mësuar akoma në masën e duhur mundesitë për të kenaqur nevojën për lumturi.

Nga njëra anë euforia dhe ekstaza bëhen gjithnjë e më shumë tabu, nga ana tjetër drogat kurrë nuk mund të gjendeshin kaq lehte sa tani. Edhe vetmia në shoqeri e favorizon varësinë. Të pish i vetem alkool, kjo ishte e paimagjinueshme dikur. Ne vend që të ndalohet droga më mirë të përmiresohen kushtet në të cilat ajo merret.
Klein mendon që të futet edukimi për drogen dhe alkoolin në shkolla. Tema duhet ç´tabuizuar. Ilegalizimi pengon informacionin. Klein propozon që për kanabisin të këtë leter shoqëruese. Pasojat e shkruara në letër të trembin më shumë se çdo denim.