1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të hiqet dënimi me vdekje

Kristof Haselbah24 Janar 2007

- Vizitën e parë jashtë ShBA-ve Ban Ki Mon e zhvillon në Bruksel, ku nis turi i tij në Evropë

https://p.dw.com/p/AqnH
Ban Ki Mon & Havier Solana në Bruksel
Ban Ki Mon & Havier Solana në BrukselFotografi: AP

Udhëtimi i parë jashtë selisë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nis me Brukselin në BE. Këtë fakt përfaqësuesit zyrtarë të unionit e kanë konsideruar si një kompliment dhe vlerësim. Kryediplomati i BE-së, Havier Solana megjithatë ku përmbajt modestisë diplomatike: "Ne si BE besojmë, ashtu sikurse ju tek multilateralizmi e si rrjedhojë edhe tek OKB-ja. Ne mbështesim OKB-në si një ndër prioritetet tona. Qendra e gravitetit, zemra e sistemit multilateral është këtu."

Kemi biseduar së bashku mbi tema të ndryshme deklaroi Solana: si Kosova, procesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe krizat në Sudan e në Somali ashtu si edhe lidhur me ndryshimin e klimës. Por ai nuk ishte konkret. Ndërsa Ban Ki Mon shprehu entuziazmin e tij për kontributin e BE-së: "OKB-ja dhe BE-ja kanë një partneritet të veçantë. Si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së unë vlerësoj shumë gjithçka që kontribuon BE-ja në aktivitetet e OKB-së. Kjo nuk vlen vetëm për OKB-në, por për të mirën e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare."

Pas kaq shumë shprehjeje kortezie ishte me interes të mësohej nëse Ban do të publikonte edhe pikëpamjet konkrete të tij. Ai e bëri këtë. Piëkrisht atë, që kritikët gjatë procedurës së kandidimit e akuzonin, se ky është njeriu që do të flasë sipas shijes së Uashigntonit, e pyetën lidhur me dënimin me vdekje në ShBA: "Çdo njeri ka të drejtë për një jetë në dinjitet. Jeta e njeriut duhet të respektohet dhe të mbrohet. Tani në bashkësinë ndërkombëtare, në të drejtën ndërkombëtare dhe në praktikën ndërkombëtare të drejtësisë ka një tendencë për ta hequr dënimin me vdekje dhe unë e mbështes këtë."

Me vetëkritikë u shpreh Ban ndaj pyetjes për rolin e OKB-së në masakrën e vitit 1995 në Srebrenica, teksa serbët e Bosnjes pavarësisht nga prania e ushtarëve helmetkaltër të OKB-së vranë mijëra boshnjakë. Kreu i OKB-së shtoi si përgjigje edhe shembullin e kritikave ndaj kësaj organizate si e dështuar lidhur me genocidin në Ruanda. Ndaj Ban theksoi, se e ka marrë mësimin e historisë, që bashkësia ndërkombëtare me çdo kusht duhet të shmangë përsëritjen e situatave të tilla.