1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të huajtë në Berlinin perëndimor në shërbim të Stasit gjerman

Panagiotis Kouparanis.18 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/Ar7Y

"Taruk", "Peiro" apo edhe "Amir" janë pseudonime të bashkëpuntorëve jozyrtarë të Ministrisë për sigurinë shtetërore të Republikës Demokratike Gjermane, DDR, shkurt STASI. Ato mund të gjinden në arshivat e Zryës për administrimin e akteve - Birthler, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e akteve të Stasit. "Taruk", "Piero", "Amir" dhe shumë të tjerë kanë qenë bashkëpuntorë jozyrtarë të cilët ishin angazhuar nga Stasi në pjesën perëndimore. Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për gjermanë por për të huaj, shumica prej tyre gastarbajterë. Rreth një studimi të Zyrës Birthler informon nga Berlini Paanagiotis Kouparnis.

Po e quajmë me emrin Kemal. Ai zotëronte mirë gjuhën gjermane, kishte shumë kontakte, simpatizonte idealet socialiste pa qenë anëtarë i ndonjë partie dhe në pranverën e vitit 1981 kishte një hall: lejeqëndrimi i tij për Berlinin perëndimor po përfundonte dhe atë e priste dëbimi për në Turqi. Në një gjendje të tillë në të cilën ndodhej Kemali puna e Stasit ishte shumë e lehtë. Pa shumë burokraci për Kemalin "ndërmjetësohet një grua e Berlinit lindor me të cilën ai mund të martohej. Ajo mund të shpërngulej pastaj në Berlinin perëndimor. Dhe pasi që gastarbajteri kishte një grua gjermane mund të vazhdonte edhe lejeqëndrimin për Berlinin Perëndimor", sqaron Georg Herbstrit, bashkëpuntorë shkencor i Zyrës për administrimin e akteve të Stasit.

Ky rast, thotë Georg Herbstrit është tipik për metodat e përdorura nga shërbimi i Stasit për angazhimin e bashkëpuntorëve të huaj jozyrtarë të cilët jetonin në Republikën Federale apo në Berlinin perëndimor. Pesë përqind e bashkëpuntorëve jozyrtarë në perëndim sipas vlerësimeve të Zyrës kanë qenë të huaj në vitet e 80-ta. Pikënisjet për një angazhim ishin të ndryshme: nganjëherë ishin shkeljet e rreguullave të këmbimit të valutave, apo dikush ishte vonuar sërish të kaloj kufirin apo padashje kishte fotografuar një objekt të shërbimit të fshehtë. Dhe jo shumë rrallë në lojë ishte dhe dashuria: një i huaj ishte dashuruar me një grua nga Gjermania lindore dhe donte ta sjellte në perëndim. Kjo çështje mund të rregullohej me kompensime për Stasin. Tre grupe ishin interesante për Stasin, thekson Herbstrit:

"Një grup i rëndësishëm ishin të ashtuajturit të huajtë e Natos. Ky grup ishte më i rëndësishmi për Stasin. Pra të huajtë që vinin nga vendet anëtare të Natos dhe kushedi se për çfarë ndodheshin në Republikën Federale apo edhe në Gjermaninë Lindore. Pastaj grupi i dytë, qytetarë nga vendet neutrale. Në këtë mes shpesh për Stasin ka qenë më interesant sfondi ekonomik. Edhe njerëzit e atillë të cilët vinin në Gjermaninë Lindore për të punuar në projektet e mëdha. Dhe grupi i tretë i madh, qytetarë të të ashtuqujturave vendlindje të gastarbajterëve para së gjithash nga shtetet e Evropës Juglindore", saktëson Herbstrit.

Grupi i fundit u bë edhe më interesant për Stasin kur u kuptua se ata ndërkohë ishin bërë pjesë e shoqërisë gjermane dhe se tani nuk bëhej më fjalë për gastarbajterë por për migrantë.

Njëkohësisht imazhi i të huajëve për Stasin ishte negativ. Që në fillim të viteve të 70-ta ministri për sigurinë shtetërore Erik Mielke pat shafqur frikën se citoj: "shumë të huaj asocial dhe më sfond kriminal" mund të rrezikojnë sigurinë e Republikës Demokratike Gjermane gjatë vizitave të tyre në Berlinin Lindor. Flitej për frikën nga rrëmbimet e avionëve, sulme ndaj ambasadave, tregtinë me drogë. Shqetësime këto të cilat bazën e kishin tek përleshjet mes grupimeve të ndryshme të të huajëve para së gjithash në Berlinin perëdnimor. Në kohën e diktaturës në Greqi në me stë viteve 1967 dhe 1974 ato arritën kulmin e tyre. Pastaj edhe pas puçit ushtaraj në Turqi në vitin 1980. Fakti se shumica e bashkëpuntorëve të huajë të Stasit ishin turq sqarohet me atë se ata paraqisinin grupin më të madh të të huajëve në Gjermani.

Por çka ka ndodhur me bashkëpuntorët e huaj jozyrtarë të Stasit pas ribashkimit gjerman. Herbstrit:

"Ka pasur disa procedura spionazhi. Por të gjitha kanë përfunduar pa ndonjë dëm të madh për të akuzuarit, pra nuk ka pasur dënime me heqje lirie", sqaron Herbstrit.

Sipas tij kjo tregon më së miri për rolin periferik që kanë luajtur bashkëpuntorët e huaj jozyrtarë të Stasit. Kanë qenë të rralla rastet që për Stasin të kenë punuar topspiunë. "Shtetasitë e huaj nuk kanë patur çasje në fushat e gjera të Stasit. Ata nuk kishin mundësi të bëjnë karrierë në politikë, ata nuk kishin gjasatë bënin karrierë në ushtri. Ata shumicën e rasteve vinin si punëtorë të thjeshtë në Gjermani dhe Stasi angazhonte ata aty ku kishte nevojë për këta njerëz".