1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të studjosh në Gjermani - Udhërrëfyes në sistemin gjerman të arsimit

Antje Allroggen2 Qershor 2008

Nuk ekziston pothuajse asnjë degë për të cilën nuk ofrohet mundësi studimi në Gjermani, shpesh edhe në gjuhën angleze. Të gjitha degët janë transformuar dhe diploma e marrë në Gjermani njihet kudo

https://p.dw.com/p/EBPk
Universiteti Humboldt në Berlin
Universiteti Humboldt në BerlinFotografi: picture-alliance/ ZB

Universitete, Shkolla të Larta, Shkolla të Larta Pedagogjike, Shkolla të Larta muzike dhe arti, Shkolla të Larta që financohen nga institucionet fetare ose nga private – Shumëllojshmëria e sistemit gjerman të arsimit të lartë është e madhe. Që prej krijimit të Shkollës së parë private në Gjermani, të ngritur në vitin 1982 në Witten/Herdecke, numri i institucioneve arsimore është shumëfishuar. Në prill të vitit 2008 në Gjermani u regjistrua ekzistenca e 71 shkollave të Larta të njohura nga shteti, që financohen nga organizma privatë.

Universitetet për përgatitjen e elitave
Universitetet për përgatitjen e elitaveFotografi: AP

Në krahasim më vendet e tjera ky numër nuk është shumë i madh, përkundrazi. Zhvillimi i Shkollave të larta private ndodhet në fillimet e saj në Gjermani, thonë ekspertët të cilët pohojnë se tregu është në rritje.


Elita dhe më të mirët

Nisma e marrë nga landet gjermane si dhe nga federata për arritjen e rezultateve të shkëlqyera në fushën e arsimit synon nxitjen e kërkimeve dhe arritjen e majave në to, si dhe rritjen e kualitetit të shkollave të larta dhe shkencave në Gjermani. Universiteti i Karlsruhes, Universiteti LMU në Mynih, Universiteti Teknik në Mynih si dhe Universitetet e Gëtingenit, Hajdelbergut dhe Kostancës, kanë marrë çmime për konceptet e tyre arsimore që orientohen drejt të ardhmes.

Fillimi i leksioneve në Universitetin e Magdeburgut
Fillimi i leksioneve në Universitetin e MagdeburgutFotografi: picture-alliance/dpa

Këto universitete „elitash“ do të përkrahen në pesë vitet e ardhshme me 21 milionë euro. Krah tyre ekzistojnë disa shkolla graduimi, që po ashtu do të ndihmohen vitet e ardhshme financiarisht nga shteti. Përveç kësaj disa lista shkollash të larta (Rankings) japin të dhëna ku studiohet, çfarë.

Mirë dhe lirë?

Me vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2005, në Gjermani u krijua kuadri ligjor për të futur pagesat për studime. Që prej këtij momenti çdo student, pavarësisht se në cilin land gjerman dhe në cilën shkollë të lartë studjon, duhet të paguajë rreth 500 euro në arkat e shkollës së lartë. Studentët e huaj, që nuk vijnë nga vende të Bashkimit Evropian duhet t’i paguajnë Shkollës së Lartë ku duan të studiojnë edhe 150 euro të tjera. Shkollat e Larta e marrin këtë shumë, për të siguruar kujdesin ndaj studentëve të huaj dhe për të përmirësuar kushtet e studimit për ta. Disa shkolla të larta i përdorin këto para për shembull për të ngritur kurse strategjie, ku studentët e huaj në mënyrë të veçantë bëjnë planet e studimit.

Studente në bibliothekë
Studente në bibliothekëFotografi: picture-alliance/ ZB


Paketë shërbimesh të shumta


Për një fillim të mbarë të studimeve në shkollat e larta, duhet bërë me kujdes zgjedhja e fushave të studimit. Po ashtu duhet të plotësohen edhe kushtet. Në mënyrë që studentët e huaj ta ndjejnë veten mirë në Gjermani, janë ofruar mundësitë që ata të ndihmohen në çështjet e jetës së përditshme, që nga gjetja e banesës, e sigurimit shëndetësor, gjetja e punëve e deri tek ndihma për çështjet ligjore. Programe speciale, si për shembull Programi „Families for friends“ të Organizatës së studentëve gjermanë (Deutsche Studentenwerks) krijojnë mundësinë që studentët e huaj të integrohen në familjet gjermane. Edhe qendrat e shërbimeve akademike që ndodhen brenda shkollave të larta, janë pika të rëndësishme ku studentët e huaj mund të marrin informacionet e duhura.

Meksikania Tzutzuy Ramirez Hernandez punon në Universitetin e Vyrzburgut
Meksikania Tzutzuy Ramirez Hernandez punon në Universitetin e VyrzburgutFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb


Studentët e huaj janë shumë të mirëpritur në Gjermani!


Një qëllim i rëndësishëm i politikës gjermane në fushën e arsimit të lartë është rritja e numrit të studentëve të huaj. Aktalisht studentët e huaj përbëjnë rreth 17 përqind të studentëve të Shkollave të Larta. Ndërkohë në Shkollat e Larta dhe në Shkollat e Larta profesionale janë krijuar fusha studimi që orientohen tek studentët e huaj. Mes 12 mijë mundësive të studimit në Gjermani, Akademia Gjermane e Këmbimeve Akademike (DAAD) ka zgjedhur rreth 650 Programe ndërkombëtare, të cilat përdorin kryesisht gjuhën angleze.