1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tabllo makabre me koka të prera

5 Qershor 2008

Liga Europiane e Futbollit (UEFA) kritikon raportimin me nota luftarake në Poloni përpara ndeshjes Gjermani-Poloni

https://p.dw.com/p/EE7X
Fotografi: picture-alliance/dpa

Liga Europiane e Futbollit (UEFA) kritikon raportimin me nota disi luftarake në Poloni përpara ndeshjes Gjermani-Poloni ditën e djelë (08.06.) e vlefshme për kampionatin europian të futbollit. Që prej hedhjes së shortit dihet se ky takim mbart një lloj brizance. Por shpresohet që ngjarja sportive të jetë në qendër të vëmendjes, deklaraoi zëdhënësi i UEFA-s Robert Folkner (Faulkner) në Bazel. Shtypi bulevardesk në Poloni kishte publikuar një fotomontazh ku shihet traineri i kombëtares polake Leo Beenhakker që mban në duar kokat e prera të trainerit dhe kapitenit të ekipit gjerman, Mihael Ballak dhe Joahim Lëv. Traineri polak Beenhakker u distancua menjëherë nga ky prezantim, ndërsa ambasadori polak Marek Pravda e cilësoi atë "mungesë të marrë shije".