1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takim historik në Pekin me premtim për të ardhmen - Partia komuniste e Kinës dhe nacionalistët e Tajvanit vendosin paqen

Eva Korrel29 Prill 2005

Kryetarët e partive armike të betuara për 60 vjet me radhë, ajo komuniste në Kinë dhe Komintangu në Tajvan, u takuan në Pekin. Presidenti i Kinës Hu Zhinato dhe kryetari i opozitës tajvaneze Lien Çan deklaruan në Pekin se do të punojnë për pajtimin dhe zbutjen e tensioneve mes Pekinit dhe Taipehut.

https://p.dw.com/p/ArPV
Lien Çan dhe Hu Zhintao në Pekin
Lien Çan dhe Hu Zhintao në PekinFotografi: AP

Dje armiq të betuar dhe sot miqtë më të mirë. Partia Komuniste e Kinës duket se i ka marrë parasysh kritikat ndërkombëtare gjatë muajve të kaluar lidhur me politkën agresive të saj ndaj Tajvanit dhe po përpiqet tani të pajtohet me kundërshtarin e dikurshëm të luftës civile. Këtë e dëshmon marrëveshja e papritur e paqes me Lien Çanin, i cili është i pari kryetar partie i Komintagngut që shkel tokën e mëmëdheut qysh pas arratisjes në vitin 1949 në ishullin e Tajvanit të trupave nacionaliste që përndiqeshin prej komunistëve kinezë. Lien ivzitoi Kinën me ftesë të presidentit Hu Zhianto dhe u prit prej këtij të fundit si një kryetar shteti, gjë që nënvizon edhe një herë finokllëkun e pabesueshëm të propagandës së regjimit të Pekinit. Programe disda orëshe televizive të transmetuara drejtpërdrejtë, kishin për qëllim të përhapnin mesazhin: shihni ne duam paqe me Tajvanin. Por një gjë e tillë do të ishte e besueshme vetëm nëse Kina do të tërhiqte ligjin e aprovuar pak më parë që parashikon edhe përdorimin e dhunës ndaj Tajvanit në rast se ky tenton shkëputjen. Kina nuk mund ta bëjë këtë, sepse kjo harmoni e re ka mjaft defekte: Pekinin e lidh me opozitën një ngjarje e pazakontë në historinë politike. Komintangu i Lienit nuk është më në pushtet në Tajvan, ai ka humbur dy zgjedhjet e fundit kundrejt rivalit dhe presidnetit Shen Shui-bian. Madje në zgjedhjet e fundit ai doli si një i dështuar negativ. Kursi lajkatar me armiqtë e dikurshëm që po ndjek tani Lien nuk është i bindës, por vetëm taktikë elektorale për të fituar pikë kundrejt qeverisë në Taipeh. Ish-kundërshtarët e luftës civile në Pekin dhe në Taipeh i bashkon sot vetëm armiku i përbahskët që është Shen Shui-bian. Për të zënë ngushtë presidentin e Tajvanit dhe forcat që luftojnë për pavarësinë, komunistët dhe Komintangu janë të gatshëm të përdorin çdo lloj mjeti. Ndaj Lien u prit në Pekin si një burrë shteti duke kërkuar marrëdhënie më të mira midis të dyja palëve. Një gjë e tillë do t´i krijojë vështirësi presidentit, ai nuk do të mund të kthehet prapa në kursin refuzues kur të jetë fjala për hapa konkrete drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Pekinin. Atë për të cilën ranë dakord kundërshtarët e tij me regjimin komunist në Pekin prej kohësh e kërkojnë shumë tajavanezë: fjala është për vendosjen e linajve direkte të komunikacionit si dhe bisedimet për pranimin e Taipehut në organizatën botërore të shëndetsisë. Për këtë mandati është vetëm në duart e qeverisë në Tajpeh. Kreu i opozitës Lien Çan vetëm sa ka ndërmarrë iniciativën. Por në sfondin e retorikës agresive të viteve të fundit ky është një hap i rëndësishëm përpara, sepse që të dyja partitë pranojnë status quonë në rrugën e Tajvanit. Vlera e këtij takimi është simbolike. 60 vjet me radhë komunistët dhe nacionalistët kanë qenë armiq të betuar. Ndërsa tani takimi do të hyjë në histori, kjo ditë shënon një premtim për të ardhmen: nëse Komintangu vjen sërish në pushtet, Kina nuk do të ngurrojë hapjen e bisedimeve direkte me qeverinë në Taipeh. Deri atëherë do të vazhdojnë emocionet e mëdha, që u ngjallën nga marrëveshja e arritur në Pekin.