1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi i nivelit të lartë për Korenë e Veriut përfundon pa nënshkrimin e dokumentit përfundimtar

Eva Corell, DW Pekin29 Shkurt 2004

Sukses i pjeshëm i takimi të nivelit të lartë për Korenë e Veriut. Edhe pse në përfundim të takimit nuk u nënshkrua ndonjë dokument përfundimtar gjashtë palët pjesëmarrëse ranë dakord që të krijojnë një grup pune për përgatitjen e takimit të ardhëshëm.

https://p.dw.com/p/ArTu
Ndërmjetësuesi amerikan James Kelly largohet nga Pekini pa dhënë asnjë koment për bisedimet
Ndërmjetësuesi amerikan James Kelly largohet nga Pekini pa dhënë asnjë koment për bisedimet

Takimi i nivelit të lartë për Korenë e Veriut që u zhvillua në Pekin përfundoi pa arritur ndonjë sukses dhe pa nënshkrimin e ndonjë dokumenti përfundimtar. Gjithsesi të gjashtë palët pjesëmarrëse në takim ranë dakord që të krijojnë një grup pune për përgatitjen e takimit të ardhëshëm që pritet të zhvillohet gjithashtu në Pekin.

Marrëveshja e përgatitur dështoi, sepse Koreja e Veriut nuk pranoi ta nënshkruante dokumentin përfundimtar. Drejtuesi i bisedimeve, Uang Ji lexoi për të pranishmit një protokoll përfundimtar, i cili nuk ka fuqi detyruese. Me fytyrë të lodhur dhe plot zhgënjim Uang Ji njoftoi se në pikën më të rëndësishme nuk ishte arritur ndonjë konsensus.

"SHBA kërkojnë që asgjësimi i armëve atomike të Koresë së Veriut të jetë i plotë dhe i kontrrollueshëm. Për këtë edhe u diskutua por palët nuk mundën të binin dakord për plotësimin e tërësishëm të këtyre kërkesave. Për këtë na duhet të bisedojmë se si do të realizohet kontrrolli i centraleve atomike koreano-veriore. Problemi i armëve atomike të Koresë së Veriut është një përzierje kontradiktash sa historike aq edhe aktuale. Për shkak të diferencave të fuqishme askush nuk mund të presë që ato të zgjidhen me një ose dy takime" - tha Uang Ji.


Miliona kinezë prisnin përpara ekraneve të televizionit përfundimin e bisedimeve, i cili po shtyhej orë pas ore. Pas maratonës së bisedimeve MPJ kinez Li Zhao Xing u përpoq që takimin ta interpretonte si një lloj suksesi.

"Dikush mund të mendojë se në takim nuk u arritën përparime të mëdha dhe se takimi u zhvillua shumë ngadalë. Por sipas mendimit tim ne kemi arritur me vështirësi një lloj suksesi, i cili ka rëndësi, sepse fillimisht mes palëve pjesëmarrëse sundonte një mosbesim i madh dhe një hendek gjithnjë në rritje." - tha Li Zhao Xing.

Ndërmjetësuesi i palës amerikane Kelli u largua nga Kina pa bërë asnjë lloj komenti, ndërkohë që një diplomat amerikan u shpreh për zhvillime pozitive dhe për një klimë më të mirë bisedimesh se herën e kaluar.

Gjithsesi duhet thënë se Kina nuk ia arriti qëllimit të saj, që pas këtij takimi të paraqitej një plan për asgjësimin shkallë-shkallë të armëve atomike koreano-veriore.