1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat e pasqyrës së shtypit: Marrëveshja e paqes në Sudan, zgjedhjet presidenciale në Palestinë

VFB10 Janar 2005

Marrëveshja e paqes në Sudan dhe zgjedhjet presidenciale të palestinezëve janë nga temat më të komentuara në periodikun e sotëm të Gjermanisë.

https://p.dw.com/p/ArxH

E përditshmja "BERLINER ZEITUNG" komenton: "Dje në zgjedhje dëgjoje palestinezët të ankoheshin për situatën e tyre. Ata duan të jenë të lirë dhe të lëvizin pa probleme në vendin e tyre nga Nablusi në Ramallah dhe nga Netlhemi në Jeruzalem. Ata shpresojnë tek Abu Mazen, janë të shumtë ata që kanë besim, se ky mund të flasë me izraelitët dhe mund të arrijë diçka. Por tek dëgjoje këtë të ngjallej skepticizimi, sepse po prej të njëjtave gojë vijnë kërkesa që Izraeli nuk do t´i pranojë kurrë. Si e drejta e kthimit për katër milionë refugjatë apo Jeruzalemi Lindor me malin e tempullit si kryeqytet. Kërkohet gjithashtu që të dyja palët ta kuptojnë, se janë të traumatizuara. E kush e kupton këtë, duhet të ketë durim me palën tjetër, nuk duhet të kërkojë shumë dhe duhet të jetë i gatshëm për kompromise", tërheq vëmendjen "BERLINER ZEITUNG".

"NEUE WESTFÄLISCHE NACHRICHTEN" bën thirrje për të mos u rrëmbyer prej entuziazmit: "Palesitnezët votuan. Rjedhja e zgjedhjeve, pavarësisht nga disa pengesa, duket të ketë qenë në përgjithësi e rregullt. Me Mahmud Abazin ka fituar kandidati, të cilit mund t´i besohen bisedimet serioze për paqen. Këto janë lajme të mira. Por megjithatë nuk duhet të rrëmbehemi nga optimizmi i tepruar. Siç tregoi bojkoti i zgjedhjeve nga disa grupe të popullsisë mbështetja ndaj Mahmut Abazit nuk është dhe aq e fortë. Përveç kësaj tek të dyja palët ka rrënjë të thella mosbesimi", nënvizon "NEUE WESTFÄLISCHE NACHRICHTEN".

Mahmut Abaz mund të thyejë akullin, thekson "OSTHÜRINGER ZEITUNG": "Abaz ka emër të mirë në Perëndim dhe mund të pranohet nga Izraeli. E pra tani ka një bazë të mirë për një fillim të ri që nuk duhet të dështojë tek Izraeli. Çfrado që mund të thuhet për Ariel Sharonin, vlen të theksohet se ai e ka marrë me seriozitet planin për tërheqjen nga Rripi i Gazës. Ky lëshim mund të pasohet edhe nga hapa të tjera me dëshirën e mirë të të dyja palëve", vëren "OSTHÜRINGER ZEITUNG".


Pas 21 vjet luftë civile qeveria e Sudanit dhe përfaqësuesit e rebelëve nga Jugu u vendit nënshkruan marrëveshjen e paqes. Kjo marrëveshje i jep fundit njërit prej konflikteve më të rënda të Afrikës.

Lidhur me këtë temë gazeta "LANDESZEITUNG" që del në Lyneburg komenton: "Nën hijen e katastrofës natyrore të tërmetit dhe baticës, që ka ngjallur edhe në Gjermani gatishmëri të jashtëzakonshme për ndihmë, Sudani pas dy dekadash lufte të përgjakshme ndërmorri një iniciativë serioze për paqen. Nënshkrimi i marrëveshjes së paqes të ngjall pak shpresë, se konflikti i pakuptimtë dhe i injoruar për një kohë të gjatë prej Perëndimit, po merr fund. Rreth dy milionë njerëz kanë gjetur vdekjen prej kësaj lufte civile, një shifër kjo shumë më e lartë, se numri i vikitmave të katatsrofës natyrore në Azi. Katër milionë sudanezë të tjerë kanë humbur atdhenun e tyre. E pra
është detyra jonë njerëzore që të mos harrojmë. Jeta e këtyre njerëzve nuk është asgjësuar prej katastrofafve natyrore, por prej dorës së njeriut, e pasojat janë po aq të rënda. Deri më sot sudanezët as që mund të ëndërrojnë për një valë të tillë donacionesh nga kombet e pasura si për Azinë Jugore", vëren "LANDESZEITUNG".

Nga artikulli i "THÜRINGER ALLGEMEINE" veçojmë: "Shumë gjëra do të varen nga fakti nëse ligji mysliman, Shahria, do të kufizohet sërish vetëm në Veri. Shtrirja e Shahrisë në vitin 1983 pas disa viteve të trazirave u bë shkas për rindezjen e luftës. Po aq vendimtare do të jetë edhe mosshpërthimi i ndonjë grindjeje të re për ndarjen e të ardhurave nga eksporti i naftës, siç është rënë dakord. Madje këtu ka edhe një shans për mosndarjen e Sudanit. Sepse Jugu krejtësisht i pazhvilluar, pa energji dhe pa sistem rrugësh, do të mund të rimëkëmbej nga këto inxheksione financiare. Nga ana tjetër zonat e shkretëtirës në Veri janë të varura prej bujqësisë nga Jugu. Por fillimisht duhet të shërohen plagët, që deri më sot kanë shkaktuar dëbimet dhe vrasjet e disa milionave", komenton "THÜRINGER ALLGEMEINE".