1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat kryesore:Intervistë me shefene zyrës amerikane ne Prishtine dhe zgjedhjet parlamentare me 23 tetor ne Kosovë

Agim Zogaj / Prishtine15 Mars 2004
https://p.dw.com/p/As1o
"Askush nuk ka veto ne zbatimin e standardeve. Derisa Beogradi nuk mund ta bllokoje procesin e implementimit te standardeve, pergjegjesia themelore sa I perket permbushjes se ketyre standardeve u perket kosovareve, dhe, jo vetem lidereve kosovare". Keshtu deklaron nder te tjera ne intervisten dhene se perditshmes "Koha Ditore", shefja e Zyres amerikane ne Prishtine, Marcie Ries, e cila ka shtuar se " standadrdet kane te bejne me vlera dhe se askush nuk ka veto per arritjen e tyre". Sipas saj, "kur flitet per krijimin e kushteve per kthim te serbeve ne Kosove, lideret nuk duhet gjykuar vetem nga fjalet, por edhe nga sjelljet". Shefja e Zyres amerikane ne Prishtine " po ashtu thote se institucionet e Kosoves duhet te kujdesen qe mos te kete korrupsion dhe krim ekonomik ne institucionet e Kosoves, duke shtuar se perfaqesia diplomatike amerikane ne Kosove eshte duke e vezhguar me shume kujdes tenderin per telekomunikimin te shpallur nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit".
Ries, ne intervisten per "Kohen Ditore" gjithashtu ka thene se " Kush nuk merr pjese ne zgjedhje, nuk ka ndikim ne vendimarrje" nderkohe qe sipas saj " Diskutimi per sistemin zgjedhor eshte nje pjese shume e rendesishme e shoqerise demokratike".
Pikerisht ne temen aq shume te diskutuar ne Kosove, pra ate zgjedhjeve te sivjeme parlamentare, "Zeri" ne kryetitullin e madh hapes shkruan se " Kryeadministratori u jep fund medyshjeve rreth zgjedhjeve ne Kosove. Zgjedhjet parlamentare ne Kosove me 23 tetor, me list ate mbyllura".
Gazeta citon Holkerin te kete thene se " Une e di se disa pjesetare te shoqerise civile jane perkrahes te listave te hapura, mirepo pas konsultimeve shume intensive dhe duke pasur parasysh rekomandimet e grupit punues per zgjedhje, qe ka punuar per 18 muaj, sipas meje, listat e mbyllura jane opsioni me I pershtatshem per Kosoven, se paku tash per tash".
Ndersa, gjithnje ne temen ne fjale " Bota Sot" ne rubriken politike citon Holkerin te kete thene se "Pervoja e listave te hapura ne zgjedhjet e vitit 2000, ka treguar se ka pasur vota te pavlefshme per shkak te mossqarimit te mire te votuesve duke krijuar nje paqartesi". Ne kete menyre, sic veren "Bota Sot", " sipas Holkerit, listat e mbyllura do te sigurojne pjesemarrjen e femrave ne parlamentin e Kosoves, sic ka parlamenti I tanishem nje perqindje te larte te femrave".
Gazeta gjithashtu citon kryeadministratorin e Kosoves te kete thene se " Nuk kam diskutuar me Koshtunicen per privatizimin - mediat serbe genjyen"!
Nderrojme teme me gazeten "Kosova Sot" e cila pasi pyet se " A ekziston rreziku nga sulmet terroriste ne Kosove", me tej citon Naim Malokun, deputet ne parlamentin e Kosoves dhe ekspert per ceshtje ushtarake te kete thene " Kosova ka hyre ne nje faze shume te rendesishme dhe te ndjeshme. Duke qene qe prej momentit te paralajmerimit te standardeve dhe afatizimit te tyre deri ne gjysmen e vitit te ardhshem, te gjitha segmentet anti - Kosove qofte brenda apo ne rajon, do te perpiqen ta pengojne Kosoven dhe institucionet e Kosoves per te arritur keto standarde".