1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat qendrore te shtypit te sotem gjerman jane sulmet e fundit ne Irak ne bazen ushtarake italiane ku gjeten vdekjen 19 italiane si dhe dhe zgjedhjet presidenciale ne Serbi qe priten te zhvillohen me 16 nentor

13 Nëntor 2003
https://p.dw.com/p/As4O
Sulmet ne Nasirija ne jug te Irakut ndaj bazes ushtarake italiane jane komentuar ne gazeten e sotme berlineze Tagesspiegel :

Krabinineret italiane, ushtaret dhe civilet, te cilet humben jeten dje ne Irak nuk kishin ardhur ne kete vend si pushtues.Ata ishin ne Irak per te ndihmuar popullin irakian, per t'i ofruar sigurine per te jetuar , ishin aty per ndertimin e infrastruktures , per çminimin e zonave te minuara etjer. Sulmi i djeshem ne Nasirija e ben serish te qarte faktin se deri ku arrin ekstremizmi.

Me ngjarjen e djeshme amerikanet dhe aleatet e tyre do te duhet sa me shpejt te arrijne tia kalojne pushtetin ne dore irakianeve, por jo terroristeve qe duan te pengojne ndertimin e nje Iraku te ri shkruan gazeta Tagesspeigel e Berlinit. Po kesaj teme i referohet sot edhe gazeta qe del ne Dyseldorf Handelsblatt:

Nuk eshte e tepert kur ne Uashington do te flitej perseri haptas mbi luften te cilen vete amerikanet e drejtuan ne Irak.Çdo situate dramatike e ben administraten e Bushit me te ashper ne kerkim te rruges per te dale nga mizerja qe ka kapluar Irakun. Tani gjithcka eshte perqendruar tek Keshilli qeveritar irakian , i cili do te kritikohet si jokopetent, i ngadalte dhe per korrupsion. Ne nje tjeter kendveshtrim, prapa ketij qellimi fshihet vetem ç'orientimi. Edhe me keq ,vazhdon gazeta kur qeveria ne Uashington nuk beson se keshilli qeveritar punon.

Edhe gazeta e njohur "die Welt" sot boton nje koment per temen mbi Irakun duke bere vazhdimisht krahasimin e Irakut me Vietnamin:

Iraku nuk eshte Vietnam, sepse qendresa irakiane eshte tjeter ndersa ne Vietcong nuk eshte kjo gjendje, qe aleatet strategjik te kercenojne.Iraku nuk eshte Vietnam, sepse vendi mes Eufratit dhe Tigrisit nuk eshte i ndare ne dy pjese dhe si pasoje nuk mund te perkrahet nga asnje pale shteterore.Iraku nuk eshte Vietnam sepse ne dallim nga viti 1975 terheqja e nxituar e amerikaneve ne Gji ne krizen e perbashket ne rajon ndihmoi dhe perkrahu ne permasa te paparashikuara terrorizmin si fitore vendimtare dhe qe e gjitha do te asgjesohej po nga amerikanet me vone me shprese per ne asgjesim maksimal ne te gjithe boten.

Nje tjeter teme me te cilen merret shtypi gjerman eshte rritja ekonomike në vitin 2004 qe parashikohet të arrijë 1,5 për qind.Kjo u be e ditur në ekspertizën vjetore të këshillit të specialistëve të paraqitur në Berlin. Sipas Kölner Sadt-Anzeiger edhe nëse zbatohen të gjitha reformat e planifikuara financiare prodhimi kombëtar bruto do të rritet vetëm maksimalisht me 1,7 për qind.Kur eshte fjala per te dhenat ne fushen ekonomike kemi tendence ti zbukurojme gjerat sikur te jete me te vertete fushe me lule . Vitin tjete gjithçka do te shkoje ne djall nese hovi i pritur ne Gjermani eshte jo bindes dhe i perkohshem.Kusht paraprake eshte qe reformat e nisura nga qeveria federale te zbatohen dhe reformat mund të kryhen vetem kur ekziston vetedija që ndodhemi në një situatë që duhet rregulluar.

Nen titullin suprizat e pabesueshme te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, FAZ shprehet skeptike per zgjedhjet .Sipas saj ne mediat ne Serbi aktualisht po trajtohen me itensitet spekullimet edhe per zgjedhje te reja parlamentare. Komentet mbi kete ceshtje zene po aq vend sa edhe ato mbi zgjedhjet presidenciale qe do te zhvillohen me 16 nentor.Dragoljub Miçonoviç, kandidati i qeverise per postin e presidentit ka deklaruar se nese ai do te fitoje do te angazhohet per zgjedhje te parakohshme parlamentare. Por ne baze te anketimeve veshtire se zgjedhejt presidenciale te katerta me rradhe brenda nje viti do arrijne te percaktojne presidentin e Serbise. Zgjedhjet e meparshme kane deshtuar sepse asnje nga kandidatet nuk fitoi shumicen e domosdoshme ose per shkak te mungeses se pjesmarrjes 50 perqind te zgjedhjeve, pjesmarrja minimale e percaktuar ne ligjin elektoral.Pejsazhi partiak ne Serbi ka kohe qe karakteriozohet vetem nga negociata per formim koalicionesh dhe aleancash te reja. Me tej FAZ ve ne dukje se Partite rajonale nga Vojvodina dhe Sanxhaku vazhdojne te preferojne afrimin me Partine demokatike te ish kryeministrit Xhinxhiq.