1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat: Rusia përkujton përfundimin e luftës së dytë botërore, monumeti përkujtimor i holokaustit në Berlin

9 Maj 2005

Temë kryesore e komenteve të shtypit sot janë ceremonia në Moskë për kujtim të fundit të luftës së dytë botërore, marrëdhëniet ruso-gjermane dhe inaugurimi i përmendores në kujtim të viktimave ebreje të nacionalsocializmit

https://p.dw.com/p/Arvb
Kancelari gjerman me bashkeshorten para ushtarit te panjohur ne Moske
Kancelari gjerman me bashkeshorten para ushtarit te panjohur ne MoskeFotografi: AP

Gazeta die Welt e Berlinit shkruan për festimet në Moskë:

"Festimet në Moskë lënë ndjenja të dyzuara. Nga njëra anë është prekëse që rreth gjashtë dhjetëvjeçarë pas përfundimit të luftës së dytë botërore të dëgjosh për pajtimin e gjermanëve dhe rusëve. Nga ana tjetër të duken së paku të çuditshme pllakatat e shumta të Stalinit, që shkurtimisht dhe në mënyrë sinjalizuese flasin për një të kaluar gjoja glorioze. Qëndrimi i Putinit ndaj historisë është i dyplanshëm. Në lidhje me gjermanët me një gjest madhështor ai lë mënjanë të kaluarën dhe ngre lart miqësinë dhe partneritetin strategjik. Persa u përket bashkatdhetareve të tij e paraqet historinë si antidepresiv.

Gazeta Këlnische Rundschau:

Mbresa të ndryshme të lënë festimet e Moskës për 60 vjetorin e përfundimit të luftës. Buzë rrugës në paradën ushtarake në sheshin e kuq ndriçonin anët e mira të politikës së Vladimir Putinit. Në vend të byrosë politike në mauzoleum si dikur në raste të tilla, shikoje një tribunë të mbushur me burra shteti nga e mbarë bota. Se sa seriozisht e merr presidenti rus partneritetin ndërkombëtar kjo tingëlloi edhe në fjalimin e tij. Asnjëherë më parë një shef i Kremlinit nuk është sjellë kaq me dashamirësi me ish kundershtarin gjerman. Nuk ka dyshim se ky car i reformave me simbolet dhe dukjen e jashtme luan në nivelin botëror. Megjithatë nuk është shumë qëtesues përfytyrimi që Putini me programin e tij gjigand marcial ashtu si shkarazi dhe në mënyrë të vetëkuptueshme tenton rolin e një fuqie botërore.

Gazeta "Passauer Neue Presse":

Presidenti Putin dhe kancelari Schrëder i garantojnë njëri-tjetrit se të dyja vendet ndjehen aq pranë njëra-tjetrës si kurrë më parë. Për SHBA dhe Britaninë e Madhe kryetari i qeverisë gjermane nuk do të mund ta thoshte këtë ndërkohë. Eshtë fjala për një largim të avashtë, shkëputje të Gjermanisë nga perendimi. Aty ne mbahemi në rradhë të parë nga BE, i cili sigurisht ndodhet edhe më në lindje. Ka mundësi që kursi i kancelarit në përgjithësi të jetë i drejtë, por për këtë duhej diskutuar. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të jetë fjala vetëm për kursin në politikën ekonomike dhe fiskale, fjala është edhe për orientim themelor të vendit në politikën dhe jashtme dhe atë të sigurisë. Vetem mund të shpresosh që unioni si forcë tradicionale e integrimit perendimor do t´i thërrasë mendjes dhe ta prekë në mënyrë ofensive këtë çështje. Pozicioni "si femijë i botës në mes" nuk ka ka bërë mirë kurrë.


Stuttgartet Zeitung shkruan monumentin përkujtimor të Holokaustit në Berlin:

"Që gjermanët e kanë pranuar detyrën e tyre, që ta shohin fundin e luftës si çlirim dhe ta mbajnë gjallë kujtimin e holokaustit, e kanë dëshmuar disa herë. Shënja e dukshme është monumenti i holokaustit në zemër të Berlinit. Cfarëdo që të thonë kritikët, askush nuk është i detyruar që të shkojë ta vizitojë. Do të ishte gabim, që tani e tutje çdo klasë shkolle të shkojë me detyrim për të vizituar monumentin. Vullneti i lirë është cëlesi për kujtimin e gjallë, që sjell pasoja për të ardhmen. Por kush e hap zemrën, ai mund të shkojë në Berlin në kërkin të gjurmëve."

Augsburger Allgemeine thekson:

Ne nuk mund të themi se mund t´i japim fund kësaj teme tha Horst Këhler. Kjo vlen për kujtimin e luftës, por më shumë për kujtimin e vrasjes së ebrejve. Përderisa ne nuk përpiqemi ta mbyllim këtë histori mund të shkojmë me krye lart tek ata, që duan të na edukojnë me topuzin e holokaustit, po të shprehemi me fjalet e diskutueshme të Martin Walserit. Ne e mbajmë kujtimin vetë. Kjo është e domosdoshme dhe e mban dinjitetin tonë në botë.


Gazetat "Neue Tag" për monumentin e Holokaustit

"I pakuptimtë dhe pa rëndësi monumenti do të jetë vetëm për ata, që nuk i kushtojnë rëndësi të kaluarës, që nuk e lënë veten të mendojnë thellë për krimet kunder njerezimit, që nuk duan të zbresin në qëndren e informacionit nën monumentin simbolik. Por edhe ai që i ndyn kolonat e betonit me kryqe të thyer, bëhet pjesë e permendores. Dhe ai vetem do të shtojë fuqinë e turpit.