1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat: Zgjedhjet në Britaninë e madhe, 60-vjetori i përfundimit të Luftës së II Botërore

Gerhard Friese8 Maj 2005

Temë e javës në komentet e shtypit të huaj ishin zgjedhjet në Britaninë e madhe. Por edhe 60-vjetori i përfundimit të Luftës së II Botërore, si edhe kritika ndaj kapitalizmit, iniciuar nga shefi i socialdemokratëve gjermanë, Franc Myntefering

https://p.dw.com/p/Arvd

Akoma pa arritur të gëzojë suksesin e tij me fitoren për herë të tretë të partisë laburiste, megjithëse një fitore me humbje kjo, kanë filluar diskutimet për zëvendësimin e tij, apo pasardhësin. Kështu shkruan gazeta e Londrës, "The Daily Telegraph".
"Duket e sigurtë që Toni Bler do të dalë shumë më herët në pension, se sa besohej pak më parë, apo se sa e ka besuar ai vetë. Ka mundësi që Bler triumfoi për herë të tretë, por ai nuk arriti të stakojë bombën kohore që numëron sekondat përbri tij në Douning Street Nr.11. Në fushatën zgjedhore, ministri i financave, Gordon Broun, u tregua një besnik shembullor, por ai ka lënë disa herë të kuptojë se e humbet durimin. Kështu nuk mendohet se ai do të presë gjatë për atë post që ai pretendon."

Edhe gazeta londineze "The Guardian" beson në një fund të parakohshëm të mandatit të tretë të Toni Blerit:
"Ishin zgjedhje, nga të cilat u larguan një pjesë e rëndësishme e koalicionit pro Bler nga 1997 dhe 2001. Shumë vetë me votën e tyre kanë bërë të qartë, që refuzimi i Blerit për të dëgjuar vendin në
çështjen e Irakut është arsyeja e largimit të tyre nga Bleri. Me këtë ata kanë arritur qëllimet e tyre kryesore: Ata kanë marrë një vendim me ndërgjegje, e kanë vendosur partinë laburiste në parametra normalë dhe sipas të gjitha gjasave, kanë përshpejtuar lamtumirën e Blerit nga Douning Street."

Ndërsa gazeta franceze "Liberation" thekson, se suksesi në politikën ekonomike ishtë faktori vendimtar i fitores së Blerit.
"Me luftën në Irak ai e humbi në mënyrë tragjike parajsën e popullaritetit. Kjo kur vitet e Blerit kanë qenë vitet më liberale në historinë e shoqërisë angleze. Mbretëria është sot më e pasur dhe më dinamike se në vitin 1997, kjo edhe falë një politike sociale dhe ekonomike, e cila nuk ishte edhe aq ultralibelare siç tregohet në karikatura."

Ndërrojmë temë: 60 vjetori i fundit të Luftës së II botërore. Mbi këtë gazeta çeke, "Hospodarske Noviny":
Shpresa që lindi në majin e 1945, "Kurrë më luftë" dukej se ishte e humbur qysh në fillim. Megjithëse arsenali bërthamor i të dyja superfuqive i mbajti ato larg konfrontimit, pati mënyra të tjera të përdorimit të armëve. Edhe shpresa për "Kurrë më kampe shfarosjeje" ishte e kotë. Në Bashkimin Sovjetik u ngritën gulagët, në Kamboxhia u zhvillua gjenocid, në Ruanda vrasje masive të organizuara. Megjithatë "Kurrë më" duhet që të dëgjohet pa ndërprerje. Sepse kjo thirrje ka në vetvete shpresën, dhe sfidon zhgënjimet. Në Evropë, aty ku filloi Lufta Botërore është kuptuar: është e sigurtë vetëm ajo fitore, e cila edhe të humburit i ofron një të ardhme."

Ndërsa gazeta londineze "Financial Times" shkruan:
Nuk duhet që marrëdhëniet e sotme t'i dominojë historia. Politikanët dueht t'a dinë, se kur duhet të hedhur vështrimi nga e ardhmja, ashtu si ata burra shteti, që farkëtuan pajtimin mes Francës dhe Gjermanisë. Kombet megjithatë kanë nevojë të rivlerësojnë të shkuarën e tyre. Evropianoperëndimorët patën 60 vjet kohë, të përballen me Luftën e II Botërore. Ndërsa evropianolindorët po e bëjnë këtë pas vitit 1989. Konstruktimi i një të shkuare të përbashkët do të kërkojë edhe më shumë kohë. Por në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane, ja vlen përpjekja e një mision të tillë.


Me kritikën ndaj kapitalizmit të shefit të socialdemokratëve gjermanë, Franc Myntefering, merret gazeta zvicerane, "Baseler Zeitung":

Resonanca e papritur pozitive që u krijua me kritikën e shprehur ndaj kapitalizmit, duhet të bëjë të bien sirenat e alarmit për Gerhard Shrëder. Sepse ajo nuk është një ogur i mirë për karrierën e tij. Sinjalet janë dhënë. Për zgjedhjet e vitit 2006, partia socialdemokrate nuk mund t'a anashkalojë dhe t'a lërë pa e futur në program kritikën ndaj kapitalizmit, madje t'a mbrojë atë me bindje. Për këtë nuk mund të vlejë, miku i bosëve të mëdhenj, Shrëder, megjithëse ai ka arritur t'i kryejë me mjeshtëri disa ndryshime politike.