Tenis: Federer mund të humbë vendin e parë

Spanjolli Nadal ka shanse të shkëlqyera për të dalë i pari

Numri një i tenisit për meshkuj për kohën më të gjatë, zvicerani Roger Federer, rrezikon ta humbë këtë pozicion pas humbjes 1:2 me sete kundër numrit 16 në renditje, kroatit Ivo Karlovic. Vendin e parë mund ta zërë tani spanjolli Rafael Nadal, i cili mundi 2:0 me sete gjermanin Tommy Haas. Nadal e ka mundur Federerin së fundi në dy turnetë e mëdhenj Wimbledon dhe Rolland Garros.



Më shumë për këtë temë

Na ndiqni!