1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Disa duan president të ri disa zgjedhje të parakohshme

25 Maj 2007

Mazhoranca dhe opozita janë shprehur sot në favor të zgjidhjes së presidentit të ri në mënyrë konsensuale për të evituar zgjedhjet e parakohshme

https://p.dw.com/p/ArUz
Tirana
TiranaFotografi: DW / Aida Cama

Kryeministri Sali Berisha pas kthimit nga Brukseli ka shprehur besimin se zgjedhja e presidentit të ri do të bëhet në mënyrë konsensuale, duke mbështetur zhvillimin e një tryeze të partive parlamentare për të diskutuar mbi këtë çështje.

Nga ana tjeter Sekretari organizativ në PS, Bashkim Fino, përshëndeti lëvizjet e mazhorancës, duke kujtuar se presidenti konsensual ka qenë një opcion që është prezantuar prej kohësh nga opozita.

Por brenda rradhëve të opozitës ka dhe qëndrime skeptike për bashkëpunimin me mazhorancën. Sipas kreut të socialdemokratëve Skënder Gjinushi nuk mund të arrihet ndonjë konpromis me kryeministrin Berisha, ndaj situata mund të
kapërcehet vetëm me zgjedhje të parakohshme.