1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Reagime për situatën mes Kosovës dhe Serbisë

22 Shtator 2021

Qëndrimi i kryeministrit Rama pas konfliktit të ri mes Kosovës dhe Serbisë; Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.

https://p.dw.com/p/40dgJ
BG Fun facts | Etehem Bey Moschee
Fotografi: picture-alliance/robertharding/B. Morandi

Si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe kryetari i Partisë Demokratike, (PD) më të madhes në opozitë në Shqipëri, Lulzim Basha reaguan në mbrëmjen e të martës,(21.09) për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes nga qeveria e Kosovës të reciprocitetit për targa të përkohshme kosovare në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Nord-Mazedonien Wirtschaftsforum in Skopje | Edi Rama, Premierminister Albanien
Fotografi: Government of North Macedonia

Në një postim në twitter kryeministri Rama i jep të drejtë Kosovës për masën e marrë, por sugjeron që të shmanget bumerangu i ngrirjes së konfliktit."Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, theksoi Rama në Twitter.

Albanien Wahlen | Lulzim Basha
Fotografi: Gent Shkullaku/AFP/Getty Images

Edhe kreu i PD dhe i opozitës, Basha në reagimin e tij po në twitter e quan reciprocitetin "një të drejtë të patjetërsueshme të Kosovës.”"Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”, ka theksuar, kreu i opozitës, Lulzim Basha.