1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tirana i premton Prishtinës angazhim maksimal të diplomacisë së saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ani Ruci/ Tiranë 3 Shtator 2008

Kryetari i Partisë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës” dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/FAe5
Ramush Haradinaj
Ramush HaradinajFotografi: AP

Mirënjohje për mbështetjen që shteti dhe diplomacia e Shqipërise i ka dhënë njohjes së pavarësisë së Kosovës, vullnet politik për të rritur bashkëpunimin e gjithanshëm Kosove- Shqipëri. Këto duket se janë qëllimet kryesore të vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë, kryetari i Partisë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Vullnet politik për projekte ekonomike të përbashkëta

Në takimet që ai zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, te dyja palët shprehën vullnetin politik për projekte të përbashkëta ekonomike që do të përshpejtojne ritmet e zhvillimit në të dyja vendet. Si një projekt prioritar u konsiderua ndërtimi i një termocentrali me qymyr me kapacitet 500 megavat.

Axhenda e deritanishme e politikanit të Prishtines, Ramush Haradinaj, ka përfshirë edhe takimet me dy forca politike të Tiranës: Partinë Republikane dhe LSI. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, e vleresoi bashkepunimin politik me partinee Ramush Haradinajt si nje bashkepunim që orientohet drejt së ardhmes. Ilir Meta. Me te njejtin perceptim per dobinë e bashkëpunimit Tiranë – Prishtinë u shpreh edhe Ramush Haradinaj.

Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe

Një takim me kreun e partisë “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, Ramush Haradinaj si edhe me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni zhvilloi edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Zyra e Shtypit pranë Presidentit Topi tha per DW se tema qendrore e bisedimeve mes tyre u përqëndrua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, në sfidat që Tiranës dhe Prishtinës u duhet të përballojnë për të pasur progres ne zhvillimin ekonomik dhe ecurine demokratike.

Kreu i shtetit Bamir Topi e garantoi politikanin nga Prishtina se diplomacia e Tiranes do te angazhohet maksimalisht per te ndikuar ne njohjen e pavaresise se Koosves edhe nga vende qe ende nuk e kane bere kete njohje.

Më 4 shtator, Ramush Haradinaj do të marrë titullin "Qytetar nderi" nga bashkia e Fierit, gjë që shënon edhe përfundimin e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.