1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tirana planifikon masat antikrizë

Ani Ruci7 Janar 2009

Rritja e rrogave dhe ulja e taksave janë shtyllat kryesore të strategjisë së Tiranës për të përballuar krizën ekonomike globale.

https://p.dw.com/p/GTcq
Fotografi: AP

Prekja e Shqipërisë nga kriza globale ekonomike nuk është më një mundësi hipotetike, por një realitet i pritshëm ose një çështje kohe. Qeveria e Tiranës po planifikon strategji për të përballuar pasojat e krizës, kur ajo të mbërrijë edhe në Shqipëri. Ajo ka ndryshuar me 360 gradë qëndrimin lidhur me prekjen ose jo të Shqipërisë nga kriza: argumentin e mëparshëm të pjesëmarrjes së limituar të Shqipërisë në tregjet globale për të treguar se vendi nuk mund të preket nga kriza është zëvendësuar me shpalljen e strategjive antikrizë.

Strategjia e qeverisë shqiptare

Në një takim të Komitetit të Planifikimit të Strategjive të zhvilluar dje në Tirane, kryeministri Berisha tha se masat anktikrizë tanimë janë ndërrmarrë nga qeveria e tij. “Ne jemi në rrugë të shkëlqyer për marrjen e masave antikrizë. Kur vendet e prekura nga kriza po i ulin taksat, ne kemi taksa të ulta, kemi rritur rrogat dhe kemi bërë investime në buxhetin e shtetit në masën 32%” tha kryeministri Berisha.

Business Center in Tirana Albanien
Qendra e biznesit, TiranëFotografi: DW / Cama

Ai i ka pëcaktuar këto masa në të njëjtin trend me ato që po marrin vendet e BE të prekura nga kriza. Berisha deklaroi se "rritja e pagave dhe pensioneve do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisjes së tij". "Sa të jem unë në qeverisje shqiptarët do të kenë rritje rrogash dhe pensionesh”, ka premtuar Berisha.

Shtresat e varfëra të shoqërisë- më të prekurat nga pasojat e krizës

Organizmat financiare ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri, kanë paralajmëruar qeverinë e Tiranës se "prioritet antikrizë duhet të jetë mbështetja e shtresave të varfëra, që do të preken më shumë nga kriza. Perfaqësuesja e përhershme e Bankës Botërore në Tiranë, Kamil Nauman (Camille Naumann), i sugjeron qeverisë së Tiranes të parashikojë në buxhetin e vitit 2009 rritjen e asistencës për këto shtresa. Ajo deklaroi se vitin 2009 pritet që dërgesat e emigranteve për familjet dhe të afërmit e tyre ne Shqiperi të ulen, pasi atyre u lypset të perballojne krizen në vendet e BE ku ata jetojnë dhe punojnë. Ulja e fuqisë blerëse do të ketë si efekt domino uljen e importeve. Banka Botërore parashikon për Shqipërinë në 2009-ën, një rritje ekonomike më të ulët se e ajo vitit 2008 për shkak të pasojave të krizës ekonomike.