1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tjetër goditje e rëndë për mafian siciliane

Jörg Sesselberg21 Qershor 2006

Gjatë një aksioni kundër mafias policia italiane ka arrestuar 45 persona të dyshuar në Sicili. Mediat italiane flasin për aksionin më të madh të viteve të fundit të drejtuar në luftën kundër krimit të organizuar

https://p.dw.com/p/Aqpb
Bosi i mafias italiane, Bernardo Provenzano, i arrestuar në prill të këtij viti
Bosi i mafias italiane, Bernardo Provenzano, i arrestuar në prill të këtij vitiFotografi: picture-alliance/dpa

Krejt në mënyrë të padukshme është zhvilluar aksioni i policisë italiane në folenë e mafias në Sicili. Policia ishte në gjurme të tyre, dhe me muaj i ka përgjuar bisedat e zhvilluara nga ana e bosëve të Cosa Nostras në një garazh. Të enjten në mëngjes hetuesit morrën vendim për veprim, pasi kishin mbledhur mjaft dëshmi. 45 mafiozë u arrestuan në mesin e tyre, edhe tre të cilët i takonin komandos së Cosa Nostras, që kur bosi ra në burg Bernardo Provenzano. Mafiozi i denuar më parë, Nino Rotolo, ish mjeku i Provenzanos, Antonio Cino dhe sipërmarrësi i një firme ndërtimore Franko Bonura. Këta tre kanë sunduar si triade duke zëvendeësuar shefin e tyre të arrestuar më herët.

Aksioni i policisë i shoqëruar me bastisje të mëdha, ka bërë që të festohet koloneli i antimafias, Piero Grasso, i cili arriti ta gjunjëzojë Cosa Nostra- në vendin, ku ishte foleja e mafias. Pas arrestimit të bosit të këtij grupi kriminal në prill tani në burg u futën edhe udhëheqja e re grupit mafioz. Policia është dashur shume shpejt të veprojë, thotë Grasso, sepse Sicilia gjendet para një lufte mafioze.

Pasi Provenzano u fut në burg disa familje mafioze nuk deshën të respektojnë marrëdhëniet e reja ne instancat e pushtetit të mafias në Cosa Nostra. Nga përgjimi i telefonatave rrjedh se ky grup ka urdhëruar vrasjet më të tmerrshme dhe atentatet. Krahas arrestimit të tre drejtueseve më të lartë janë arrestuar edhe 13 familje të tjera mafioze.

Mediat italiane flasin për për një grusht të rëndë kundër mafias dhe krimit të organizuar që ka vite që nuk ka ndodhur. Në gjurmë të tyre policia kishte rënë kur ka zbuluar materialet në mes të prillit në afersi të vendbanimit të quajtur Corleone. Ish-bosi i arrestuar me herët Provenzano ka mbajtur shënime për të gjitha mesazhet qe ai i ka dhënë. Dhe këto shënime janë zbuluar nga ana e policisë. Grupi i arrestuar ka bërë perpjekje javen që kaloi të ushtrojë ndikim politik në Sicili. Në urdhëresen për arrestimin e Antonia Cino dhe Bonura(ph) thuhet se këta të dy ishin përgjegjës për mbështetjen ndaj kandidateve të partive të djathta esktreme në zgjedhjet komunale.

Njëkohësisht edhe për futjen dhe mbështetjen e dy kandidatëve të mafias në këto zgjedhje. Qeveria e re në Romë tani është duke marrë frym lirshëm, pasi përfundoi aksioni policor. Ishte një ditë e mirë për Italinë, ka deklaruar ministri i puneve të brendshme Amato. Lufta kundër mafias është dhe mbetet prioritet parësor i shtetit .