1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trietz apelon per rregullimin e lejes se qendrimit për kosovarët me Duldung

Anila Shuka, Berlin18 Prill 2005

Thirrjet e organizatave te refugjatëve për rregullimin e lejes së qendrimit të afro 60 mijë kosovarëve që ende janë me Duldung, nuk pushojnë. Të shurdhër po tregohen ministrat e brendshëm të landeve, që prej tashmë katër vjetesh. Mariane Trietz, deputete e partisë së Gjerlbër, dhe zëdhënëse e jashtme e grupit parlamentar në Bundestag po angazhohet tani me një argument tjetër: Dëbimi i refugjatëve destabilizon më tej rajonin, thotë ajo në një intervistë që zhvilloi me të korrespondentja e Dojçe Veles në Berlin, Anila Shuka:

https://p.dw.com/p/Ar44
Fluturimi i fundit. Çdo dy jave Gjermania kthen me detyrim refugjate nga aeroporti i Dyseldorfit per Prishtine. (Pamje nga Arkivi, Debime ne viitn 1998)
Fluturimi i fundit. Çdo dy jave Gjermania kthen me detyrim refugjate nga aeroporti i Dyseldorfit per Prishtine. (Pamje nga Arkivi, Debime ne viitn 1998)Fotografi: dpa

"Kontribuojmë në destabilizimin e rajonit, kur i kthejmë mbrapsht refugjatët kosovarë e nuk kujdesemi më pas se ç'ndodh me këta njerëz", thotë deputetja e gjelbër Mariane Trietz.

Ky ishte opinioni, që zëdhënësja për politikë të jashtme në grupin parlamentar të të gjelbërve e fitoi gjatë vizitës së saj të një muaji më parë në Kosovë, së bashku me kryetaren e grupit parlamentar të saj, deputeten Krista Zager. "Më duket tepër johumane, që familje me fëmijë në shkollë, e që shpresojnë se do të kenë një të ardhme në Gjermani, t'ua heqësh këtë perspektivë, duke i kthyer në një vend, ku mbi 60 për qind e popoullsisë janë të papunë. Duke futur në papunësi edhe ata, që deri tani, pavarësisht se në ç'masë deri diku kanë shërbyer si burim të ardhurash për Kosovën."

Trietz, e cila është ngarkuar nga Këshilli i Evropës të shkruajë raportin për Kosovën thotë: "Në qoftë se duam ta marrim seriozisht, dëshirën tonë për të ndihmuar në stabilizimin e Kosovës, atëherë duhet t'u ofrojmë një perspektivë kosovarëve, jo vetëm pakicave, por edhe shqiptarëve."

Është një qasje nga këndvështrimi i politikës së jashtme. Deputetja e gjelbër është e vetëdijshme, se as ministri i brendshëm socialdemokrat, Oto Shili, që vjen nga radhët e partisë kryesuese të koalicioinit, e as ministrat landeve, shumica e të cilëve, i përkasin spektrit konservator partiak, atij kristdemokrat/kristsocial, nuk do jane te gatshem te bejnë kompromise për këtë çështje. Në vend të zgjidhjeve paushale, ata ofrojnë zgjidhje individuale për secilën familje të mirëintegruar. Instrumentat përkatëse janë komisioni i rasteve të jashtëzakonshme, ose enti i petiocionit pranë parlamenteve të landeve.

"Komisionet e rasteve të jashtëzakonshme nuk janë ngritur ne te gjitha landet. Sa u përket enteve të peticionit në parlamentet e landeve, për t'u trajtuar prej tyre, duhen plotësuar një sërë kriteresh: Për shembull kush përfiton nga ndihma financiare, kush ka rrefuzuar të kthehet me dëshirë, etj, nuk ka të drejtë të thërrasë peticionin. Kriteret janë tepër të larta, saqë shumica e refugjatëve nuk i kapin dot," – kritikon Trietz.

Pasi një pjesë e mire e tyre janë të varur nga ndihma sociale. Përgjegjësi për këtë mbajnë edhe restriktionet e shumta, që u janë vënë vite me radhë refugjatëve në tregun e punës. Edhe në qoftë se ata kishin të drejtë të punonin, u vinte radha vetëm në qoftë se për vendin e dëshiruar nuk kishte kandiduar më parë një shtetas i Bashkimit Evropian.

Një problem tjetër është ai i fëmijëve që dëbohen. Edhe në qoftë se ata duan të shfrytëzojnë njohuritë e gjuhës gjermane e të vijnë për të studjuar në Gjermani, ata nuk lejohen: Të dëbuarit nuk kanë të drejtë të marrin vizë:

"Unë jam për lehtësimin e kushteve të vizave, dhe që përmes bursave të studimit këtyre fëmijëve t'u jepet mundësia, të vijnë të studjojnë në Gjermani. Gjithçka tjetër është një formë e papranueshme e hakmarrjes familjare. Këta fëmijë janë larguar së bashku em prindërit nga Kosova, për shkak të luftës, pra nuk kanë ardhur me vullnetin e tyre, por për ta kanë vendosur prindërit. Pra ata mbajnë përgjegjësi për vendimet e prindërve të tyre, e kjo lloj përgjegjësie brenda fisit, nuk më duket në rregull," - përfundon deputetja gjermane Mariane Trietz ne nje interviste dhene programit shqip te Dojce Veles.