1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ukrainё:Gara presidenciale-Aktori i komedive e ka seriozisht

24 Mars 2019

Volodymyr Selenskyj nё satirёn „Shёrbёtorё tё popullit“ luan njё mёsues historie, qё papritur bёhet president i Ukrainёs. Por satira mund tё bёhet realitet, sepse Selenskyjn financohet nga njё oligark i dyshimtё.

https://p.dw.com/p/3FahW
Ukraine, Kiew: Präsidentschaftskandidat Volodymyr Zelenskiy
Fotografi: Reuters/V. Ogirenko

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë fantazia mund të kthehet në realitet: Aktori Volodmyr Selenskij kryeson sondazhet. E ai është duke bërë një fushatë krejt të veçantë: pa asnjë paraqitje në publik masiv, pothuajse asnjë intervistë, asnjë prezantim, gjithçka e inskenuar. Por premtimi i tij që të mbetet njeri, ka efekt. Nё njё spot televiziv ai proklamon: „Përshëndetje njerëz! Unë jam Volodmyr Selenskij. Unë kam guxuar të futem në fushën e elitave tona dhe të kandidoj për president të Ukrainës. Ndaj ata më kanë shpallur mua klloun. Po unë jam klloun - dhe jam shumë krenar për këtë. E sigurisht unë nuk jam i vetmi klloun."

Ukraine, Kiew: Präsidentschaftskandidat Volodymyr Zelenskiy
Fotografi: Reuters/V. Ogirenko

Kush është në fakt Selenskij?

Në një ndërtesë mdodest nё Kiev gjendet qendra e luftës sё tij elektroale. Shumë të rinj ukrainas punojnë pёr fushatёn e tij nё njё atmosferё mjaft tё hapur dhe moderne, madje duket sikur ajo ёshё një Startup. 

Anzhelika Uljanova, qё deri tani ka konsultuar Start Ups, punon aktualisht pa pagesё pёr prezantimin e fushatës së Selinskijit. Ajo si shumë nga brezi i saj e mbështesin aktorin qё të bëhet president. „Ne e njohim atë prej kohësh - ai gëzon reputacion të mirë. Askush nuk ka dëgjuar një fjalë të keqe për të."

Që ai nuk ka aspak përvojë politike, pak kontakte, ky nuk është një problem thotë Anzhelika, përkundrazi: „E gjithë jeta e tij është e lidhur me politikën, por përmes humorit. Atë që ndodh në vendin tonë, ai e tregon pёrmes satirёs".

Por a ёshtё Selenskij  vërtetë humoristi i dashur për publikun që tani  e ndjen se duhet të dalë në skenën politike të Ukrainës? Për këtë kanë dyshim shumë të tjerë dhe e akuzojnë atë madje, se është një vegël e oligarkut Ihor Kolomojskyj, një rival i presidentit Poroschenko. Sepse televizioni i tij i ka transmetuar pothuajse të gjitha shfaqjet e Selenskijit. Politologu

Volodymyr Fessenko thekson: „Unë nuk shoh që ai është një kukull. Shumë njerëz, që e njohin atë peresonalisht dhe e kanë përjetuar atë në punë, thonë, se ai ka një vullnet të fortë dhe një stil rigoroz drejtimi. Ai do të përpiqet, të distancohet prej Kolomojskyj. Ai e kupton me intuitë, që ky është një risk."

A mund ta mposhtë ai sistemin e korruptuar?

Por që aktori i komedive mund t'i ndryshojë strukturat pjesërisht të korruptuara në Ukrainë, për këtë ka dyshim politologu. „Selenskij dhe seriali i tij kanë krijuar një imazh të rremë politik. Pra që vetëm dikush nga radhët e popullit që qendron jashtë sistemit mund ta mposhtë këtë sistem. Ky është një iluzion. Vetëm me një ekip të vogël ai nuk do t'ia dalë dot."

por pikërisht kjo e bën të besueshëm Selenskijn për të rinjtë ukrainas si Anzhelika. Pesë vjet pas protestave në sheshin Maidan brezi i tyre ndihet i mashtruar prej poltikanëve ukrainas. Reformat po ecin me ritme të çala.

Anschelika Uljanova: „Në çdo zgjedhje ne shohim vetëm se si gjithçka përsëritet. Pankaratat pothuajse riciklohen, slloganet e premtimet janë gjithmonë të njëjtat. Më e rëndësishmja tek Volodymyr është, se ai nuk na premton ne se e mira do të bjerë nga qielli. Ai ka vizione dhe dëshira, por nuk bën premtime."

Anzhelika para pesë vjetësh u shpërngul nga lindja e Ukrainës në Kiev. Në vendlidnjen e saj ende gjёmon lufta. Ajo ёshtё kundёr pёrҁarjes qё ka rrёnjosur lufta nё shoqёrinё ukrainase: „Unë edhe për këtë arsye jam për Volodymyr Selenskyj, sepse ai do t'i japë fund ndarjes së vendit mes ukkrainasve dhe rusëve. Mua më pëqlen, që ai nuk synon drejtimin përça e sundo, por do të bashkojë."

Në serialin e tij „Shërbëtorë të popullit" dhe në luftën elektorale të partisë së tij me të njëjtin emërtim Selenskij ndjek rrugën e tij drejt pushtetit në Ukrainë. Këtu përputhen fantazia dhe realiteti. Mbetet interesante të mësohet, nëse ai postin e presidentit do ta përjetojë edhe në realitet.