1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ulla Schmidt mungon në ekipin elektoral të PSD Gjermane

30 Korrik 2009

Edhe pse limuzina e Ministres së Shëndetësisë Ulla Schmidt e vjedhur në Spanjë u gjet sërish, kritikat ndaj saj po vazhdojnë. Një herë për një herë kjo aferë po i kushton ministres edhe karrierën politike.

https://p.dw.com/p/J0AK
Vjedhja e veturës dhe karriera politike e Ministres së Shëndetësisë kushtëzojnë njëra-tjetrën. Ne foto: ministrja Schmidt e menduar
Vjedhja e veturës dhe karriera politike e Ministres së Shëndetësisë kushtëzojnë njëra-tjetrënFotografi: AP

Për shkak të aferës me limuzinën shtetërore, Ulla Schmidt-i nuk do të jetë një herë për një herë pjesë e ekipit të fushatës elektorale të kandidatit të SPD-së për kancelar Frank-Walter Steinmeier. Në ekipin e fushatës elektorale të SPD-së dhe kabinetin hije bëjnë pjesë të gjithë ministrat socialdemokratë të kabinetit aktual si edhe zëvendëskryetarja e partisë Andrea Nahles, për sektorin e arsimit. Kryetari i grupit parlamentar, Thomas Oppermann (për politikën e brendshme), kryetarja e komisionit të Bundestagut për Mbrojtjen, Ulrike Merten (për mbrojtjen) dhe ministrja për çështjet sociale e landit Meklenburg-Forpomeranisë, Manuela Schwesig (për familjen).

Në fillimin të takimit të partisë në Pocdam Steinmeier tha se me znj. Schmidt kishin rënë dakord që ajo të mos jetë anëtare e këtij ekipi, për sa kohë nuk janë mbyllur akuzat ndaj saj.

"Orët e fundit fola vetë personalisht me znj. Schmidt. Ne ramë dakord që ajo të mos jetë anëtare e ekipit, për aq kohë deri sa të jenë sqaruar plotësisht akuzat ndaj saj. Ndërkohë Komisioni i Kontrrollit të shtetit ka marrë dokumentat e domosdoshme për sqarimin e çështjes dhe shpresoj që ata të bëjnë gati sa më parë ekspertizën përgjegjëse."

Ministrja e Shëndetësisë i hodhi sërish poshtë akuzat në Berlin dhe tha se i ka çuar dokumentacionin përkatës Komisionit të Bundestagut për Buxhetin si dhe Komisionit të Kontrollit të shtetit. Ajo tha se kishte kërkuar vetë që të mos ishte një herë për herë anëtare e ekipit elektoral socialdemokrat, sepse nuk do ta dëmtojë fushatën elektorale të partisë.

Dhe ndërsa në mediat gjermane vazhdojnë komentet dhe madje nëpër progame radiosh dhe televizioni edhe shpotitë për zonjën Schmidt, një firmë që jep makina me qera bën reklamë me një fotografi të ministres, së cilës i vihen në gojë fjalët "S'ka nevojë ta merrni me vete limuzinën e punës, këtu ka makina po aq të mira me qera".

Dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, popullariteti i Steinmeier-it ka arritur në nivelin më të ulët. Sipas anketimit të fundit të zhvilluar nga revista "Stern" dhe TV RTL, në rast se tani do të zhvilloheshin zgjedhje, vetëm 15% e qytetarëve do të votonte për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Steinmeier-it si kancelar. Pëkundrazi, numri i atyre që do të votonin pro kancelares Angela Merkel (CDU) u rrit me 2% duke arritur në 58%.

Nga Spanja njoftohet se vjedhja e limuzinës së ministres, e cila u gjet sërish, kishte ndodhur në rrethana edhe më dramatike nga sa dihej deri tani. Sipas një raporti të Ministrisë së Shëndetsisë grabitësit duhet ta kenë vënë në gjumë shoferin me medikamente narkotike për t'i marrë çelësin e makinës.


Autor: dpa/SB/ARDPandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi