1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Unë e di kur arrijmë diçka

Rainer Sütfeld12 Tetor 2006

Që të hënën, që prej njoftimit të qeverisë koreanoveriore se testi atomik u krye me sukses, të pesë shtetet me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit kerkojnë të gjejnë një përgjigje të përbashkët

https://p.dw.com/p/ArKF
John Bolton ambasador i SHBA-ve ne OKB
John Bolton ambasador i SHBA-ve ne OKBFotografi: AP

SHBA kanë paraqitur një projektrezolutë që parashikon sanksione të ndryshme kundër Koresë së Veriut. Por deri tani të pesë anëtarët e përhershëm të KS nuk kanë mundur të bien dakord. Në Nju Jork askush nuk e di përfundimisht, në se Korea e Veriut ka ndezur me të vertetë bombën atomike, apo përpjekja ka shkuar huq, apo ishte thjesht një trik. Megjithatë bisedimet në Këshillin e Sigurimit për sanksione kunder Koresë së Veriut, që pretendon të jetë fuqi atomike vazhdojnë me të njëjtin intensitet.

Rusia i thotë "Po" rezolutës

Por pas dy ditësh dhe dy raundesh të pesë fuqive me të drejtë vetoje dhe Japonisë ambasadori i SHBA-ve në OKB, John Bolton konstaton se nuk është arritur ende marrëveshje: "Ne nuk kemi arritur të biem dakord, kjo është fare e qartë. Por unë e di, se kur arrin progres dhe kur jo." Progres ka, thotë Bolton. Kështu për here të parë Rusia hezituese është shprehur në lidhje me projektrezolutën, thotë Bolton. "Tani do të diskutojmë për disa gjera, për të cilat nuk ishte fjala. Por në përgjithësi qëndrimi i Rusisë është pozitiv."

I dërguari rus në OKB Vitali Curkin shmangu mikrofonet. Vetëm nga Moska dëgjon, se pas disa ditësh mund të ketë një rezolutë. Po të varej nga Uashingtoni dhe Tokio, sanksionet do të shkonin më tej se ngrirja e kontove jashte shteti dhe kufizimet e vizave. Eshtë menduar edhe kontrolli total i të gjitha importeve dhe eksporteve dhe një embargo për mjetet ushtarake dhe artikujt e luksit.

Sanksione për udhëheqësit, popullsia duhet të mos preket

Popullsia civile e Koresë së Veriut duhet të mbetet e paprekur prej tyre, thekson Bolton. "Mendoj, se në tekst kemi rregulla të veçanta për ndihmat humanitare. Fitimet që nuk i sherbejnë kurrsesi popullisë së demtuar por elitës, për të mbajtur në fuqi regjimin dhe për të financuar armet e shkatërrimit në masë, kundër këtyre fitimeve punojmë."

John Bolton është i sigurtë, se masat ndëshkuese për ndryshimet politike, do të ndikojnë tek Pjëngjangu. Ambasadori amerikan përmendi shembullin e Libisë. Por akoma forumi i OKB-së është larg që të vere sanksione. Pika më e diskutueshme është forma e rezolutës dhe kapitulli i kartes së OKB-së, ne të cilën ajo u aprovua. Për këtë amabsadori kinez në OKb Wang thotë: "Ne duam vetem disa elemente nga kapitulli 7 i kartes së OKB-së."

Kina dhe Japonia të pakënaqur me bisedimet

Ambasadori i Kinës Wang ndryshe nga SHBA, Franca, Britania e Madhe, apo Japonia nuk do një rezolutë që në fund të legalizonte ndërhyrjen e mjeteve ushtarake. Një diskutim, që në rastin e Iranit është zhvilluar për një kohë të gjatë.
Edhe presidenti japonez i Këshillit Oshima nuk është akoma krejt i kënaqur me gjendjen e bisedimeve. Japonia ka kërkuar nga njera anë sanksione më të ashpra kundër Koresë së Veriut, nga ç´e parashikon katalogu 13 pikash amerikan. Oshima thotë:"Me sa duket kemi mendime të ndryshme në lidhje me disa gjëra, që duhen trajtuar."

Jashtë Këshillit të Sigurimit vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertesh. Dhe pesë fuqite me të drejtë vetoje dhe Japonia vazhdojnë të diskutojnë.