1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040808 Italien Soldaten

Gregor Hoppe / Romë4 Gusht 2008

Qeveria e Berluskonit ka urdhëruar me dekret angazhimin e 3000 ushtarëve për sigurinë në vend. Që nga dita e hënë përgjatë monumenteve të rëndësishme patrullojnë në Itali qindra ushtarë të armatosur.

https://p.dw.com/p/EqA2
Majtas një ushtar italian në uniformë kaki gjatë kontrrollit të dokumentave në një stacion metroje në Romë
Majtas një ushtar italian në uniformë kaki gjatë kontrrollit të dokumentave në një stacion metroje në RomëFotografi: AP

"Nga këta 3000 vetë dy mijë janë parashikuar për zhvillimin e mëtejshëm të vëzhgimit tek të ashtuquajturat objektiva të rrezikuar, njëmijë të tjerë do të kujdesen për ruajtjen nga jashtë të kampeve të përkohshme, kjo në mjaft provinca, ndërkohë që një mijë ushtarë të dymijëshit të përmendur më parë do të angazhohen në ruajtjen e objektivave të rrezikuar në qytetet më të mëdha, Romë, Milano, Napoli."


Roberto Maroni, ministër i Brendshëm i Italisë i partisë Lega Nord flet me droje dhe herë pas herë ngatërrohet me manuskriptin e hapur. Por për një gjë ai është i sigurtë. përforcimi i policisë me 3000 ushtarë të rregullt do të rrisë sigurinë e brendshme, dhe arritja e kësaj ka qenë një premtimet kryesore zgjedhore të partisë së tij.

Siguria e brendshme është një temë e prerë si me masë për Lega Nord, e njohur për parullat e saj armiqësore kundër të huajve. Afati i misionit special - 6 muaj, kostoja 30 milionë euro.

Sindikata e policisë ka dyshime për efektin e këtyre masave

Sindikata e policisë ka shprehur dyshimin për efektin e këtyre masave. Felice Romano, sekretar i përgjithsëm i kësaj sindikate: "Shikoni, ne shpresojmë që ministri i brendshëm do t'i mbesë besnik asaj që ai premtoi në përpilimin e projektligjit, pra që pjesa më e madhe e këtyre ushtarëve do të vinë nga karabineria. Sepse po qe se ushtarët përdoren për ruajtjen e pikave të rëndësishme duke lehtësuar policët, karabinerët dhe policinë kufitare, që duhet ta ruajnë territorin, kjo ka për të pasur një efetk pozitiv."

Karabinierët italianë janë pjesë e ushtrisë

Por debati për futjen e ushtrisë për të ruajtur sigurinë në vend, ndryshe si në Gjermani, nuk është ndezur. Karabinierët janë pjesë e ushtrisë dhe marrin përsipër edhe detyra të policisë. Megjithatë një kontigjent tjetër ushtarësh sindikata e sheh të panevojshëm: "Ushtria është e trajnuar profesionalisht Por ky trajnim lidhet me skenarë lufte, ku ka një armik që duhet goditur. Ky është problemi. Rendi publik është çështje delikate. Ne jemi ndërmjetësues, që e shohin përdorimin e dhunës si mjetin e fundit. Jemi më shumë punonjës socialë se sa se sa në radhë forca të rregullit publik."

Ekspertët: Kaos për shkak të përplasjeve të kompetencave

Vizita e parë e uniformave në kampin e pritjes së refugjatëve në Modena javën e shkuar shkoi keq. Refugjatët u revoltuan, dhe ushtarët thirrën policinë në ndihmë. Mjaft ekspertë kanë paralajmëruar kaos për shkak të përplasjeve në çështjen e kompetencave, gjë e njohur kjo në policitë e provincave të ndyrshme që janë forcë e ministrive të tjera. Të tjerë si opozita politike e vlerësojnë këtë masë thjesht si kozmetike. Kritikët akuzojnë qeverinë se gjojë e vë sigurinë si prioritet, sepse realisht ajo po bën shkurtime drastike në buxhetin e mbrojtjes dhe të brendshëm.