1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria shqiptare "flet" gjermanisht

Arben Muka27 Tetor 2006

Ushtria shqiptare është në një proces reformimi për të kapur sa më parë standartet e ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s. Një nga mbështetësit më të fuqishëm në plotësimin e këtij objektivi është ushtria gjermane

https://p.dw.com/p/Arbb
Armët e mbledhura shkatërrohen
Armët e mbledhura shkatërrohenFotografi: AP


Zëvendësministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Petrit Karabina, në një bisedë me Deutsche Wellen bën bilancin e procesit të kualifikimit dhe trainimit të ushtarakëve shqiptarë nga ekspertët gjermanë. Janë më shumë se 1200 ushtarakë të përfshirë në programet e kualifikimit. Rreth 50 kolonelë të ushtrisë shqiptare kanë qënë për specilizime në akademitë ushtarake gjermane.

"Bashkëpunimi ynë ka qënë i vazhdueshëm, por dua të theksoj se tani ka një ndryshim dhe hop cilësor në këto marrëdhënie. Pala gjermane i jep përparësi të jashtëzakonshme edukimit si të oficerëvë ashtu dhe të nënoficerëve tanë. Një drejtim tjetër është stërvitja e trupave elitë, siç janë brigada e reagimit të shpejtë, forcat komando etj.," thotë Karabina. Ushtarakët shqiptarë që shkojnë me mesion paqeruajtës në Bosnjë trajnohen në Gjermani nga ekspertët e atjeshëm para se të marrin detyrën e caktuar.

Zëvendësministri i mbrojtjes tregon për DW-në se një komision dypalësh është duke ngritur një kompani të specializuar për monitorimin e procesit të shkatërrimit të armëve të tepërta dhe të dëmtimit në masë që ndodhen në territorin e Shqipërisë. Marrëdhëniet dypalëshe në fushën ushtarake janë dinamike, ndaj dhe ato shoqërohen me marreveshje të aktualizuara të bashkëpunimit dhe mbështetjes.

"Ne jemi në një moment kur po shqyrtojmë një marrëveshje të re kuadër, e cila është mjaft praktike dhe me afate të precizuara, që do të konretizohen qysh nga viti tjetër," thotë për DW-në Karabina.

Duke iu referuar marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve ne fushën e mbrojtjes, vecanërisht në aspektin e kualifikimit të ushtarakëve shqiptarë sipas pervojës gjermane, njëra prej gazetave kryesore që botohen në Tiranë duke iu referuar këtij argumenti shkruante me gërma të mëdha se tani "Ushtria shqiptare "flet" gjermanisht."