1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria shtyp protestën e opozitës në Bangkok

19 Maj 2010

Pas protestave që zgjasin prej disa javësh ushtria ka hyrë me dhunë në lagjen e Bangkokut, që mbahej nga kundërshtarët e qeverisë. Nga përleshjet pati të vdekur dhe të plagosur. Udhëheqësit e këmishëkuqve u dorëzuan.

https://p.dw.com/p/NRlp
Nuk mungojnë as tanketFotografi: AP

Udhëheqësit e opozitës në Tajlandë pas aksioneve të fundit të ushtrisë janë detyruar të kapitullojnë. Ata janë arrestuar prej forcave policore dhe kanë kërkuar prej ithtarëve të tyre, që t'u jepet fund demonstratave dhe rezistencës, për të evituar shtimin e numrit të viktimave.

Opozita heq dorë nga protestat

Megjithatë demonstruesit i kanë vënë flakën bursës dhe disa dyqaneve. Demonstruesit kanë sulmuar edhe një stacion televiziv në kryeqytet. Në veri të vendit janë sulmuar disa godina qeveritare. Korrespondetët dhe fotografët njoftuan se në Bangkok ka pasur sot të shtëna me armë zjarri dhe viktima në njerëz. Jozyrtarisht flitet për pesë të vrarë. Qeveria e Tajlandës pohon se gjendja është nën kontroll dhe se operacionet e forcave të sigurisë kanë përfunduar me sukses.

Unruhe und Gewalt in Thailand
Fotografi: AP

"Situata e krijuar ditët e fundit është futur nën kontroll. Siguria dhe paqja do t'i kthehet opinionit dhe qytetarëve. Qytetarët e brengosur për sigurinë e tyre duhet t'u drejtohen qendrave tona të sigurisë", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Panitan Vatanayagorn.

Unruhe und Gewalt in Thailand
Fotografi: AP

Këmishëkuqtë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Gjatë përleshjeve në rrugë të ditëve të fundit janë vrarë të paktën 40 persona dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Ambasada gjermane ka kërkuar prej rreth 1.000 shtetasve gjermanë, që aktualisht gjenden në Bangkok, që të mos dalin nga banesat e tyre. Në mbrëmje në Bangkok do të vendoset ndalimqarkullimi.

Autor: dpa/Bahri Cani

Redaktoi. Angjelina Verbica