1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Varroset Papa Gjon Pali II

Carola Hoßfeld8 Prill 2005

Papa Gjon Pali i II u varros sot në Kriptën e Katedrales së Shën Pjetrit në Romë. 4 milionë njerëz morrën pjesë në ceremoninë e varrimit. Mbi 200 kryetarë shtetesh nga e gjithë bota erdhën në Romë për t´i dhënë lamtumirën kryetarit të Vatikanit. Ky ishte varrimi më i madh i përfaqësuesit kryesor të një feje në historinë e njerëzimit. Gjon Pali II ishte papa e superlativave - dhe ai do të mbetet i tillë edhe pas vdekjes.

https://p.dw.com/p/ArEq
Fotografi: AP

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti disa minuta heshtje. Patriarku më i madh i budistëve në Kamboxha Tep Vong, e vlerësoi papën si një prift të drejtë dhe të nderuar. Fidel Kastro deklaroi se në Kubë do të mbahen tre ditë zi. Në Tailandën budiste flamurët u ulën në gjysmë shtizë. Një princ britanik shtyu dasmën e tij.

Vdekja e Papës Gjon Pali II ka shkaktuar reagime të mëdha në të gjithë botën. Ceremonia e varrimit të një njeriu nuk ka shkaktuar kurrë më parë masa të tilla njerëzish, si në Romë ashtu edhe në shumë vende të tjera të botës. Por si shpjegohet ky fenomen?

Do të ishte shumë e thjeshtë të thonim se këtu kemi të bëjmë me një inskenim perfekt të mediave, të cilat informojnë prej ditësh në mënyrë arkaike mbi vdekjen dhe ceremoninë e varrimit të Papës Gjon Pali II. Proceset dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me vdekjen e Papës janë shprehja e një bote besimtare, e cila është bërë e huaj për shumë njerëz. Inskenimi fetar mbi vdekjen e Papës Gjon Pali II ka shkaktuar tek njerëzit dëshirën dhe mallin për të ashtuquajturën "botën hyjnore".

Papa Gjon Pali II ishte një autoritet botëror për moralin. Ai e ka ndikuar botën si asnjë përfaqësues tjetër fetar. Pontifikati i tij i gjatë ishte një ndërlidhje perfekte e traditës me modernen. Brenda kishës katolike Papa Gjon Pali II ishte personi më autoritar dhe konservativ. Por jashtë saj, Papa ishte një njeri i hapur. Ai kërkonte dialogun mes feve të botës dhe pajtimin mes ebrejve dhe myslimanëve. Feja ishte për Papën një instrument i paqes. Ky ishte mesazhi i tij i thjeshtë, por i kuptueshëm për të gjithë botën. Programi i tij ishte liria, drejtësia, paqja dhe pajtimi. Askush nuk mund të ishte kundër këtij programi. Papa Gjon Pali II ishtë një person i respektuar në të gjtihë botën, falë faktit se ai ishte një person real dhe autentik.

Për shumë katolikë Papa ishte një njeri i çuditshëm dhe i afërt në në njejtën kohë. Ata e nderonin por nga ana tjetër nuk i pranonin të gjitha mendimet e tij. Papa ishte konservativ dhe modern në të njejtën kohë. Me vdekjen e tij morri fund epoka më e madhe e komunitetit fetar kristian në histori. Kisha katolike qëndron tani përpara një momenti ndryshimesh: Kardinalët e kishës botërore që do të marrin pjesë në konklavë për të zgjedhur papën e ri, duhet të kryejnë një punë shumë të vështirë.