1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdimësi në partneritet. Kancelarja Merkel në Moskë

Herman Krause16 Janar 2006

Sipas Vladimir Putinit takimi ishte produktiv, i hapur, i përzemërt dhe shumë i besueshëm. Sipas Angela Merkelit në bisedime janë shtjelluar shumë tema.

https://p.dw.com/p/AqgX
Fotografi: AP

Takimi në dhomën e pritjes së Presidentit rus në Kremlin ka zgjatur më shumë se dy orë. Në konferencën e organizuar me përfaqësuesit e shtypit, Vladimir Putin e ka karakterizuar takimin kështu:

"Takimi ishte produktiv, i hapët, i përzemërt dhe shumë i besueshëm. Takimi dëshmon për synimet e kontinuitetittë besueshëm në mes dy vendeve partnere. Marrëdheniet ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Rusisë janë zhvilluar në mënyrë të shkëlqyshme. Vetëm në vitin efundit ka patur një shkëmbim tregtar në vlerë prej 32 miliardë dollarësh".

Sipas kancelares gjermane në bisedimet me Putinin janë shtjelluar një sërë temash. Mirëpo, Merkel nuk foli për partneritetin strategjik të miqësisë ndërmjet dy vendeve. Sepse partneriteti strategjik është përmendur në një kuadër më të gjerë. Në bisedime është folur mbi temën e Çeçenisë, Iranit dhe ndërtimit të tubacionit të bartjes së gazit nga Rusia në Gjermani.

Për kancelaren gjermane është me rëndësi që në asnjë vend të Evropës dhe sidomos në asnjë nga shtetet baltike apo në Poloni, të mos mendohet se ky projekt është drejtuar kundër dikujt. Këtë thotë Merkel e ka biseduar edhe me Putinin. Lidhur me këtë projekt kancelarja ka një qëndrim kritik ashtu siç ka qëndrim kritik edhe për temat e tjera. Ajo ka folur edhe për ligjin e fundit rus mbi të drejtat e organizatave joqeveritare dhe në përgjithësi për rregullat e shoqërisë civile. Edhe nga pala gjermane janë dëgjuar vërejtje kundër miratimit të këtij ligji.

Vladimir Putin shprehet në mënyrë diplomatike për këtë: "Për mua është shumë e pranueshme që me partnerin tonë të bisedojmë edhe për problemet e brendshme tëfederatës ruse. Por unë dua të pohoj se ne e kemi inkuadruar në këtë rast Këshillin e Evropës dhe është në interesin tonë që organizatat e huaja joqeveritare të vazhdojnë punën e tyre në Rusi".

Merkel ka bërë të ditur se në axhendën e saj bëjnë pjesë edhe bisedime me përfaqësues të shoqërisë civile për të folur mundësisht edhe me to për këtë problem. Në mes Putinit dhe Merkelit është shprehur unitet sa i përket Iranit. "Rusia, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të kanë një poziciontë përbashkët. Ne për shembull i kemi propozuar Teheranit themelimin në Rusi të një sipërmarrjeje të përbashkët të pasurimit me uran në Rusi. Sinjalet te cilat ne i kemi marr jane të ndryshme," thotë Presidenti rus.

Kështu Ministria e punëve të jashtme iraniane e ka pranuar në mënyrë pozitive këtë propozim, thotë Putinii cili ka qenë i detyruar të konfrontohet me kancelaren gjermane edhe me temën e Çeçenisë. Kancelarja ka thënë se ajo do të bëjë çdo gjë që propozimet e Bashkimit Evropian për rregullimin e konfliktit të Kaukazit të vihen në jetë.

Kancelarja Merkel, duke bërë një bilanc të bisedimeve në Moskë, thotë: “Ne kemi arritur të kultivojmë një dialog të hapur, ne po përpiqemi të japim reciprokisht përgjigje, dhe ky dialog dë të vazhdojë, dhe unë besoj se është me rëndësi që këtë dialog ta mbajmë të hapur dhe kjo do të sjellë një partneritet të mirë." Është herët të flitet për një marrëdhënie të përzemërt në mes Putinit dhe Merkelit. Duket se më e pëlqyeshme është ndikimi nga distanca. Por më qartë kjo do të shihet brenda këtij viti. Si përshembull në konsultimet në mes dy qeverive në Tomsk. Merkel e ka ftuar Vladimir Putinin në panairin e udhëtimeve ajror në Berlin dhe në dialogun e Petërsburgut që zhvillohet në Drezden.