1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon dhuna në Tripoli- gjendja humanitare katastrofike

Ulrich Leitholdt22 Maj 2007

Që nga fundjava Libani është përfshirë nga luftime të ashpra mes ushtrisë qeveritare dhe organizatës radikaliste Fatah al Islam, fraksion i Fatahut. Shifra e mbi 70 të vdekurve është shenjë e qartë se situata ka dalë nga kontrolli.

https://p.dw.com/p/AqmB
Libani
LibaniFotografi: AP

Situata në Nahr al-Bared duhet të jetë në gjendje dëshpëruese. Nën temperatura që lëkunden aty tek 30 gradët shtrihen të vdekurit dhe të plagosurit në rrugë, ndërkohë që ndihma mjekësore është gati e pamundur. Kryqi i Kuq dhe punonjës të tjerë humanitarë nuk arrijnë dot të futen në frontin e luftimit. Është dita e tretë e luftimeve mes ushtarëve të ushtrisë libaneze dhe përfaqësuesve të Fatah al Islamit, të fshehur në kampin refugjatëve. Në periferi të Tripolit duken vetëm retë e zeza të tymit në një hapësirë me mbi një kilometër kuadrat. Uji, rryma elektrike dhe artikujt ushqimorë ose janë me pakicë ose kanë mbaruar. Brenda zonës së kampit mjaft të populluar dhe me shumë kthesa shtëpitë kanë marrë flakë.

Shumica e 400.000 palestinezëve që jetojnë në këtë zonë përpiqen të gjejnë një cep shpëtimi brenda getos. Një banore e përcakton situatën si tragjike, ndërsa drejtori i organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, (UNRWA), Richard Cook, i trembet një katastrofe humanitare: "Kampe të tillë janë zonat më të populluara në mbarë botën. Në një konflikt si ky, lëndohen banorët e pafajshëm."

Vullnetarë të pandihmë apelojnë ndaj të dyja palëve të lejojnë armëpushimin. Qeveria libaneze po demonstron forcën e saj. Ushtria mori detyrën të shktarrojë kryengritësit. Për viktimat flite me rezerva. Që nga dita e dielë janë vrarë 58 ushtarë, rebelë dhe civilë, thuhet nga njoftime tzyrtare. Informacione të tjera bëjnë fjalë për 79 të vdekur. Numri i të plagosurve kalon të 150 vetët.

Me të vërtetë fraksioni palestinez, Fatah al Islam me 200 përkrahësit dhe simpatizantët e tij konsiderohet në Liban si izoluar, por ai është një grup i armatosur mirë dhe i gatshëm për të gjitha.

Një zëdhënës i tij u shpreh se do të luftohet deri në minutën e fundit. Deri më tani ushtria nuk ka mësyrë kampin. Ekziston një marrëveshje që palestinezët e këtij kampi të vetëadministrohen.

Një pjesë e 400.000 refugjatëve jetojnë që nga viti 1948 në 12 kampe libaneze- që nga dëbimi i i tyre pas krijimit të Izraelit. Gjendja etyre është e pashpresë, shumcia janë të varfër, pa punaë dhe jetojnë në kushte minimale jetese. Shumica e libanezëve nuk i pranon në shoqërinë e vet. Në këtë mënyrë krijohen geto, të cilat kthehen në fole dhune. Në rast se ushtria do të hynte në Nahr al-Bared rrezikon që të ketë gjakderdhje, por që situata të eskalojë edhe në kampet e tjera palestineze në Liban.

Dhuna ka përfshirë jo vetëm Tripolin, në natën e dytë të luftimeve shpërtheu në Bejrut një autobombë në lagjen myslimane ku pati vetëm të plagosur. Ndërsa gjatë një sulmi në një lagjë të krishtere një natë më parë humbhi jetën një grua. Për të dyja sulmet përgjegjësinë e mori Fatal al-Islam, më vonë një zëdhënës i fraksionit e hodhi poshtë këtë lajm.

Luftimet në Tripoli janë nga më të ashprat që nga përfundimi i luftës. Shumica e libanezëve janë të frikësuar nga kthimi i kujtimeve të tmerrshme të luftës në vitet 1975-1990.