1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon zgjerimi i skandalit të basteve në Gjermani

31 Janar 2005

Tre gjyqtarë dhe tetë lojëtarë nga tre klube të Ligës së II-të të Bundesligës dyshohet të jenë të implikuar në këtë skandal. Kështu njofton sot gazeta "Süddeutsche Zeitung".

https://p.dw.com/p/Ar4q
Fotografi: dpa

Me gjyqtarin Jürgen Jansen për herë të parë skandali nga Liga e dytë kalon tani edhe në Ligën e parë të Bundesligës. Vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes Bremen kundër Rostok Federata gjermane e futbollit zëvendësoi Jansenin dhe në vend të tij për gjyqtar caktoi një tjetër.

Ndërkohë Federata e futbollit gjerman ka përgënjeshtruar njoftimet sipas të cilave bastorja e sportit Oddset ka tërhequr vërejtjen për parregullësitë lidhur me lojërat e gjyqtarit Robert Hojzer.

Presidenti i Federatës gjermane të futbollit, Deutsches Fußball Bund, Gerhard Majer-Vorfelder, tha të dielen në kanalin e parë televiziv gjerman ARD se:"nuk është e vërtetë që Odseti na ka tërhequr vëmendjen. Nuk është folur as për manipulime e as për baste të larta. Sipas një njoftimi të "Süddeutsche Zeitung", që para pesë muajsh sekretari i përgjithshëm i Federatës gjermane të futbollit Horst Schmidt, Ministria bavareze e financave dhe 16 shoqatat e lotarisë janë informuar nga bastorja Odsset për dyshimet se janë shtyrë takimet e Ligës së dytë rajonale me qëllim të përfitimeve nga bastet.

Kështu i ka deklaruar gazetës zëvendëspresidenti i administratës së lotarisë shtetërore në Bavari, Hans Vilhelm Fostner. Dyshimet kanë lindur pas shumave të mëdha të basteve. Administrata e lotorisë bavareze koordinon Odsetin në tërë territorin gjerman.

Sipas këtyre njoftimeve gjyqtari Hojzer i ka sqaruar ndërkohë prokurorisë se ka manipuluar tre lojë futbolli për cka nga mafija e basteve në Kroaci ka marrë më tepër se 50 mijë euro. Ai ka manipuluar ndeshjet duke marrë nga 5.000 deri në 15.000 euro. Me porosi të mafies së basteve gjyqtari Hojcer i ka ofruar disa qindra euro një kolegut të tij, në mënyrë që edhe ky të fishkëllejë në fushë ashtu siç kërkojnë ata që vënë bastet", shkruan "Süddeutsche Zeitung".