1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Veteranët dhe të majtët festojnë sot në Shqipëri 29 nëntorin si ditën e çlirimit

Deutsche Welle/shqip29 Nëntor 2005

Bashkia e Tiranës ka planifikuar për sot zhvillimin e natës së bardhë, një festë që nis nga pasditja deri në orët para të mëngjesit të nesërm

https://p.dw.com/p/AqsM
Tirana
TiranaFotografi: DW

Pavarësisht që një pjesë e qytetarëve në Shqipëri pranojnë 29 nëntorin si ditë të çlirimit të kombit, dhe pjesa tjetër 28 nëtorin të gjithë janë të një mendjeje, se Shqipëria ka pasur një kontribut të jashtëzakonshëm në koalicionin antifashist, kontribut që e ka paguar edhe me gjakun e mijëra të rënëve. Pavarësisht datës vëmendja më e madhe i kushtohet dëshmorëve të kombit - një tufë lule dhe kurora në varrezat e tyre. Shoqatat e veteranëve dhe partitë e majta kanë bërë kujdes gjatë ditës së sotme që të ketë një prezencë të madhë në varrezat e dëshmorëve të kombit, duke mos humbur edhe traditën e vizitave në familjet e dëshmorëve. Presidenti Alfred Moisiu, i cili rrjedh nga një familje shumë e afërt me luftën antifashiste megjithëse ju bind vendimit të qeverisë që ceremoniali zyrtar për dëshmorët të ishte në 28 nëntor, bashkë me festën e flamurit, sot nuk ka qëndruar pasiv. Ai ka zhvilluar vizita në familje dëshmorësh në shenjë solidariteti e nderimi për luftën e tyre antifashiste. Jam i sigurtë se të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë me qëndresën antifashiste, tha Moisiu.

Bashkia e Tiranës ka planifikuar për sot zhvillimin e natës së bardhë, një festë që nis nga pasditja deri në orët para të mëngjesit të 30 nëntorit. Në rrugët e sheshet kryesore do të ketë performanca live, ekspozita lëvizëse, muzikë. Gjithashtu në mjediset e parkut kombëtar do të improvizohen zjarret partizane, ku do të këndohen edhe këngë të luftës antifashiste.