1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Virusi vdekjeprurës H5N1 arrin në BE

Jërg Zeilselberg12 Shkurt 2006

Të shtunën për herë të parë u konstatuan infektime tek mjellmat në Itali, Greqi dhe Bullgari.

https://p.dw.com/p/ArC6
Mjellmat e egra të infektuara në Itali
Mjellmat e egra të infektuara në ItaliFotografi: AP

Mjellmat e egra të ngordhura në Itali u gjetën pjesa më e madhe qysh të premten (10.02). Të shtunën pasdite analizat në një laborator special në Padova rezultuan parashikimet më të këqija: të paktën disa prej mjellmave kanë ngordhur prej virusit të rrezikshëm për njeriun H5N1. Qeveria italiane, siç komunikoi ministri i shëndetësisë Francesko Stirace, ka krijuar një shtab krize dhe ka ndaluar transportin dhe tregtinë e shpendëve në rajonet e prekura: "Ndërkohë ne kemi njohuri për 17 mjellma, që i kemi gjetur në tri rajone në Italinë e Jugut. Rajonet më problematike janë Pulja, Kalabria dhe Siçilia."

Megjithatë analizat nuk kanë përfunduar për të gjithë shpendët e ngordhur. Deri tani në tri mjellma është konstatuar virusi i gripit të shpendëve. Edhe të tjerat kanë ngordhur prej gripit të shpendëve, vë në dukje ministri Storace, por ende nuk është përcaktuar tipi i virusit. "Nëse flasim për 17 shpendë të ngordhur, kjo nuk do të thotë që detyrimisht të gjitha kanë qenë të prekura prej virusit të rrezikshëm të tipit H5N1. Por e sigurtë është që ky virus ka mbërritur edhe tek ne."

Edhe pse virusi i konstatuar H5N1 i gripit të shpendëve është i rrezikshëm për njerëzit, ministri italian i shëndetësisë tërheq vëmendjen për të mos krijuar panik. Konsumimi i mishit të shpendëve në Itali është absolutisht i parrezikshëm, sipas ministrit nuk ka asnjë arësye për t´u shqetësuar. Edhe drejtori i laboratorit në Padova flet me tone qetësuese: "Tani për tani nuk ka asnjë rrezik. Kemi të bëjmë me shpendë të egjër, që nuk arrijnë në kontakt me njeriun. Madje këto lloj shpendësh kanë frikë dhe i largohen njeriut. E rëndësishme ështe megjtihatë që të kihet kujdes dhe te rrespektohen normat hinegjike ata që gjejnë shpendë të ngordhur. Nëse zbatohen këto norma atëherë rreziku është zero."

Këto rregulla janë përdorimi i dorezave, mënjanimi i kontaktit me lëkurën. Dy kabinierët italinë që i kanë gjetur shpendët e ngordhur duket se nuk i kanë rrespektuar këto rregulla e si rjedhojë ata ndodhen tani nën vëzhgimin mjekësor.