1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e Bill Clintonit në Korenë e Veriut

5 Gusht 2009

"Nëse angazhimi i Clintonit do të kontribuonte që Koreja e Veriut të futej në bashkësinë ndërkomëtare, kjo do të meritonte me të vërtetë një çmim."

https://p.dw.com/p/J3tR
Klinton dhe pengjet e liruara, që largohen nga Korea e VeriutFotografi: AP

"Volksstimme": "Ish-Presidenti i SHBA-së Bill Clinton është tashmë bashkëshorti i ministres së Jashtme aktuale të SHBA-së. Ajo, çka tingëllon si zbritje, nuk ka pse të jetë e tillë, gjë që edhe vërtetohet nga misioni i tij në Korenë e Veriut. Ai synon lirimin e dy gazetareve amerikane me prejardhje aziatike. Duket e vështirë, por jo e pamundur. Dhe Clintoni do ta kthejë Korenë e Veriut në shtegun e virtytit të bisedimeve. Kjo nuk është aq a pamundur, sa duket. Koreja e Veriut ishte një stacion i rëndësishëm në karrierën e dytë të suksesshme të paraardhësit të Clinton-it, ish-presidentit Jimmy Carter, në rolin si blatues ndërkombëtar i paqes. Carter-i ia arriti që në vitin 1984 ta verë në lëvizje Pjenjanin drejt bisedimeve. Që nga viti 2002 ish-presidenti është bartës i çmimit Nobel të Paqes. Nuk dihet, nëse Clintoni synon diçka të ngjashme. Nëse angazhimi i tij do të kontribuonte që vendi problematik, Koreja e Veriut, të futej në bashkësinë ndërkomëtare, kjo do të meritonte me të vërtetë një çmim."

"Hannoversche Allgemeine Zeitung": "Nëse reporteret vërtetë lirohen, atëherë vizita është një arritje jo vetëm për Kim, por edhe për Bill Clinton-in. Sepse ndonëse ai nuk vjen me mision zyrtar, ka mundësi që me porosi të bashkëshortes së tij, ministres së Jashtme amerikane, ai të përpiqet ta verë në lëvizje Kim për t' u kthyer në bisedimet gjashtëpalëshe në Pekin, apo për fillimin e bisedimeve bilaterale me Uashingtonin. Me këtë ai sërish do t' i rrëmbente ekskluzivitetin Hillary-t: Sepse suksesin e parë të vërtetë të saj si ministre jo fort e shquar e punëve të jashtme po e përvetëson pikërisht bashkëshorti i saj."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica