1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e kancelares Merkel në ShBA

6 Janar 2007

Vizita e shkurtër e kancelares Angela Merkel në Uashington u jep shkas shumë analistëve në periudikun e sotëm që të komentojnë raportet aktuale gjermano-amerikane.

https://p.dw.com/p/ArmF

Gazeta e Maincit "Allgemeine Zeitung" shkruan: "Xhorxh Bushi ka nevojë për çdo lloj ndihme që mund t´i jepet atij. Ndaj nuk të habit fakti, që ai e dëgjoi me vëmendje Angela Merkelin. Kancelarja, që për gjashtë muaj është presidente e këshillit të BE-së, është për presidentin e ShBA, që qysh nga fillimi i vitit duhet të qeverisë kundër shumicës demokrate në senat dhe në kongres, një partnere e besueshme, gjë që ai nuk mund ta pretendojë automatikisht prej pjesës tjetër të Evropës. Ajo që mund të arrijë ai gjatë dy viteve të fundit të mandantit, do të varet prej asaj nëse ai do të mund t´i bëjë për vete kundërshtarët politikë. Ndaj do të ishte për të e dobishme që lidhur me çështjet e mëdha të kësaj bote Evropa të ishte në unanimitet me të.", vëren "Allgemeine Zeitung".

Në gazetën e Frankfurtit mbi Oder "Märkische Oderzeitung" lexojmë: "Fjalia më e rëndësishme u tha në fund dhe kish të bënte në fakt vetëm me një detaj. Por vërtetë që kjo fjali mund të shërbente si kryetitull për marrëdhëniet aktuale mes Uashingtonit dhe Berlinit: "Le t´i lemë pas debatet e vjetra të së shkuarës." Ndryshimi i personelit në Berlin e ka bërë më të lehtë vizitën dhe i ka dhënë fund mpirjes. Partneriteti atlantik, që është një ndër esencat e politikës gjermane të pasluftës, po gjallërohet sërish.", komenton "Märkische Oderzeitung".

Gazeta e Rostokut "Ostsee Zeitung" komenton aplein e Merkelit drejtuar në Uashington për riaktivizimin e kuartetit për Linjen e Mesme: "Iniciativa e Merkelit për Lindjen e Mesme nuk është thjeshtë një thirrje diplomatike. Kancelarja për herë të parë udhëtoi në Uashington në funksionin e presidentes së Këshillit të BE-së. Tani zonja Merkel do dhe ka mundësi që ta shfrytëzojë presidencën gjermane të BE-së për të nxitur dialogun mes palëve të konlfiktit dhe kuartetit të Lindjes së Mesme, tani pothuajse inekszistent, të përbërë nga ShBA, BE, OKB-ja dhe Rusia. Kjo është urgjentisht e domosdoshme, sepse nga njëra anë palesitnezët në territoret autonome ndodhen në prag të anarkisë, nga ana tjetër duket se edhe Izraeli nuk po gjen mjete që në marrëveshje të ndahet prej palestinezëve të përçarë me njëri-tjetrin.", thekson "Ostsee Zeitung".

Së fundi edhe një citat nga komenti i "Frankfurter Allgemeine Zeitung" që shënon: "Kancelarja Merkel do ta rigjallërojë të ashtuquajturin kuartet, planin e të cilit "harta e rrugës" për paqen në Lindjen e Mesme qysh prej vitit 2003 e ka mbytur pluhuri. Për rigjallërimin asaj i duhet presidenti amerikan, sepse pa bashkëveprimin e angazhuar, për të mos thënë pa drejtimin e Amerikës, nuk mund të bëhet shumë, madje s´mund të bëhet asgjë, qoftë edhe sikur BE-ja të flasë me një zë. Por shqetësimi më i madh i Bushit është aktualisht gjendja në Irak. Nëse ai tani nisur edhe nga raportet e vështirësuara në Uashington, do ta përqafojë vërtetë iniciativën e zonjës Merkel, kjo mbetet të shihet. Do të dëshirohej të ishte kështu, pavarësisht që një përpjekje e vetme për rregullimin e konfliktit nga jashtë nuk mjafton.", nënvizon "Frankfurter Allgemeine Zeitung".