1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vizita e Papa Benediktit të XVI në Gjermani me rastin e ditës botërore të rinisë

VFB22 Gusht 2005

Tema dominuese e komenteve të shtypit të sotëm është dita botërore e rinisë që përfundoi në Këln dhe vizita me këtë rast në Gjermani e Papa Benediktit të XVI.

https://p.dw.com/p/Aru9
Dita botërore e rinisë në Këln
Dita botërore e rinisë në KëlnFotografi: AP

Nga komenti i "Badisches Tagblatt" mbi ditën botërore të rinisë shkëpusim: "Falë Zotit takimi morri fund, do të thonë ata që nuk kishin të bënin aspak me këtë spektakël. Por si mund të mos e përfillësh një eventiment, gjatë të cilit mbi 400.000 të rinj nga 190 vende të botës të gëzuar festojnë së bashku? (...) Për shumë njerëz ky elemnt fetar ka luajtur një rol të madh. Por ç´ka mbetur nga dita botërore e rinisë? (...) Në Këln kisha pa se si mund të bëhet rinia për vete, pa qenë nevoja t´i lutesh asaj. Kombinimi i këtij evenimenti me spiritualitetin është një ofertë klasi. Kjo ngjarje e madhe tashmë ka përfunduar. Nëse kisha do të thoshte falë Zotit që kjo mbaroi, ajo do të gabonte", analizon "Badisches Tagblatt".

Edhe "Hamburger Abendblatt" nënvizon: "Ky takim ndërkombëtar ishte diçka më shumë se sa thjeshtë një eveniment i larmishëm rinor. Fakti që ndoshta dita botërore e rinisë rezatoi impulse fetare në Gjermaninë e sekularizuar, kjo ka të bëjë kryesisht me një person. Papa Benedikti i XVI ia arriti që t´u prekë zemrat njerëzve. Papa Benedikt i XVI vetëm katër muaj në post gjatë këtij eventimenti në Këln eci në gjurmët e parardhësit të tij, Papës së jashtëzakonshëm Gjon Palit të II-të. Ishte madje hija e tij, që influencoi që një festë e madhe të shndërrohet në një ngjarje të madhe", nënvizon "Hamburger Abendblatt".


Në komentin e "Märkische Oderzeitung" analizohet: "Papa Benedikti i XVI mund të jetë i gëzuar. Rinia katolike e priti me krahë hapur pasardhësin e Papa Gjon Palit të II. Rinia e përshëndeti atë si një yll. Zërat kritikë dhe tonet e pakënaqësisë as që u vunë re në valën e kësaj euforie. Prezervativët dhe seksualiteti, roli i gruas dhe celibati as që luajtën ndonjë rol në Këln. E kjo jo vetëm sepse Papa dhe kleri nuk e duan këtë. Një gjë e tillë dukej se u shkonte përshtat as nevojave të rinisë. Për shumicën e pelegrinëve në Këln qëndronte në plan të parë të qenit bashkë me besimtarët bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të botës. Të rinj fare të thjeshtë nga vende të ndryshme kërcenin, këndonin dhe luteshin nëpër rrugë. Jo, kjo ditë botërore e rinisë nuk ishte vetëm një veprimtari mbi përmbajtjen dhe të ardhmen e kishës katolike. Kjo ditë përmbushi funksionin: e kapërcimit të kufijve duke treguar se kisha të jep edhe kënaqësi", shkruan "Märkische Oderzeitung".

E përditshmja "Frankfurter Rundschau" duke iu referuar vizitës së Papa Benediktit të XVI, komenton: "Evropa për Benediktin e XVI do të thotë pajtimi i besimit dhe i arësyes, i kishtërimit dhe i kulturës. Ky është një projekt ambicioz dhe duke lënë mënjëanë para së gjithash çështjet e moralit seksual, një pretendim që mund ta çojë kontinetin drejt një përballjeje kuptimplotë me vetveten. Por ky projekt mund të ketë sukses vetëm nësë Papa do të bëjë për vete ata, që janë të interesuar më shumë për pyetjet se sa për përgjigjet. Ata që krahas patologjisë së feve shohin edhe krizën e arësyes. Por këta njerëz, që ekzistojnë si në Gjermani edhe në vende të tjera të Evropës, Papa mund t´i bëjë për vete, vetëm duke evituar triumfalizmin. Për këtë arësye stili modest i Papës ishte sinjali i duhur", vëren "Frankfurter Rundschau".

Në "Kölnische Rundschau" lexojmë: "Sa keq që mbaroi. E 20 ditë botërore e rinisë, një javë plot jetë, gëzim e hare dëshmoi atë që tha në Këln Papa Benedikti i XVI: "asnjë kristjan nuk duhet të heq dorë për hir të bindjes së tij, nga ajo që ta bën jetën të lirë, të bukur dhe të madhe". Kjo ishte një festë e lirë, e bukur dhe e madhe e njohjes. Të ftuarit njohën fenë tonë. Besimtarët e një kishe botërore u njohën me njëri-tjetrin dhe me kishën e tyre. Gjermanët njohën Jozef Ratcingerin të zgjedhur Papë, për të cilin shumë njerëz kanë pasur një mendim, por pa lexuar asnjë resht për të. Edhe peshkopi evangjelist Volfgang Huber u befasua këndshëm tek pohoi, se siç duket kristjanët e konfesioneve të ndryshme janë njohur më mirë midis tyre. E ndoshta ndonjë i ftuar që e ka ndjekur të gjithën përtej kangjellave e ka përjetuar krishtërimin si një fe të dashurisë, që ai e kërkon prej kohësh. Ndaj dita botërore e rinisë ishte e rëndësishme edhe përtej kufijve të kishës katolike", shkruan "Kölnische Rundschau".