1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vlerësime të kundërta rreth vrasjes së Sadulajevit

Hermann Krause17 Qershor 2006

Trupat proruse të sigurisë në Çeçeni njoftuan se kanë vrarë kreun e rebelëve çeçenë Abdul-Halim Sadulajev. Një përfaqësues i qeverisë tha se atë e kishin gjetur në qytezën e Argunit, 30 km. në lindje të Grosnit.

https://p.dw.com/p/ArLE
Trupat e milicisë çeçene duke këqyrur kufomën e Sadulajevit
Trupat e milicisë çeçene duke këqyrur kufomën e SadulajevitFotografi: AP

Sadulajevi erdhi në mars të vitit 2005 në vendin e Aslan Mashadovit, presidentit të fundit të zgjedhur me rrugë legjitime të Çeçenisë. Radikali 30-vjeçari ishte i gatshëm për akte të dhunshme dhe anëtar i gjykatës islamike Shahria në periudhën kur Çeçenia ishte si të thuash e pavarur, pra mes dy luftrave 1996-1999.

Askush nuk e ka të qartë se si trupat e Ministrisë së Brendshme arritën ta gjenin dhe ta vrisnin kreun e rebelëve çeçenë Abdul-Halim Sadulajev. U njoftua vetëm se ai gjendej në Argun në lindje të Grosnit dhe se kishte bërë rezistencë. Po ashtu u njoftua se operacioni kishte zgjatur disa orë dhe se trupat speciale kanë rrethuar edhe shumë terroristë të tjerë që gjenden në Argun.

Sadulajevi u emërua vitin e kaluar si pasues i presidentit të vrarë Mashadov për të kryesuar qeverinë çeçene në ilegalitet. Por deri tani Sadulajevi thuajse nuk ishte shfaqur asnjëherë as në skenën politike dhe as nëpër veprime luftarake.

Moska e përshëndeti vrasjen e kreut të rebelëve. Autoritetet e quajtën vrasjen e tij një goditje të mëtejshme vendimtare kundër terrorit në Çeçeni. Politologu Sergej Markov është i një mendimi tjetër dhe skeptik sa u përket këtyre deklaratave. Sipas mendimit të tij Sadulajevi nuk luante ndonjë rol të madh në lëvizjen e rezistencës çeçene. Ai nuk u zgjodh në post si dikur Mashadovi dhe për këtë nuk gëzon as ndonjë mbështetje në radhët e popullsisë. Po ashtu ndryshe nga Mashadovi atë nuk mund ta konsideroje si autoritet politik.

Perëndimi i kishte bërë disa herë thirrje Moskës që të negocionte me Mashadovin, i cili konsiderohej në radhët e rebelëve si person i moderuar. Ndryshe nga rasti i tij lëvizja ilegale çeçene nuk e ka të vështirë që të gjejë një pasues të një formati të ngjashëm si Sadulajevi.

Edhe kryeministri çeçen Ramsan Kadirov është i mendimit se vrasja e Sadulajevit është një sukses, sepse sipas tij tani terroristët nuk kanë njeri në krye dhe nuk ka kush t'i udhëheqë. Kadirovi i cili dëshiron të bëhet presidenti i ardhshëm i Çeçenisë ka një ushtri të vetën private, e cila pas gjithë gjasash kanë qenë pjesëmarrëse në aksionin për asgjësimin e kreut të rebelëve Abdul-Halim Sadulajev.

Sipas mendimit të vëzhguesve rebelöt ilegalë çeçenë do të vazhdojnë të jenë për aq kohë të fuqishëm sa të jetë i lirö kryeterroristi Shamil Basajev. Basajevi është ndër të tjera përgjegjës për sulmin ndaj shkollës në Beslan. Për këtë verë ai ka deklaruar se do të ndërmarrë të tjera aksione terroriste në Rusi.