1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Votime për Asamblenë Kombëtare në Francë

10 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqks

Paris: Votimi për turin e parë të zgjedhjeve legjislative, që pritet të përcaktojnë 577 deputetët e Asamblesë kombëtare, po zhvillhet sot në Francë. 44.5 milion qytetarë janë thirrur për të marrë pjesë në këto votime. Pak më tepër se një muaj pas zgjedhjes së presidentit Nicolas Sarkozy, partia e tij e djathtë, UMP, duket të jetë favoritja kryesore dhe sipas të gjitha sondazheve, pritet të marrë shumicën absolute në përfundim të turit të dytë më 17 qershor. Deri në mesditë votën e tyre e kanë hedhur 22 përqind e elektoratit.