1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vrasja në Stamboll

Axel Weiß20 Janar 2007

Vritet me armë zjarri gazetari kritik turko-armen

https://p.dw.com/p/Ar98
Gazetari i vrarë Hrant Dink
Gazetari i vrarë Hrant DinkFotografi: AP

Gazetari i njohur turko-armen Dink u vra dje në armë zjarri në Stamboll. Të dhëna për autorët e vrasjes nuk ka ende. Prej angazhimit e tij për pakicën armene në Turqi Dink u dënua vitin e kaluar me gjashtë muaj burg për "fyerje të turqizmës".

Hrant Dink u vra përpara hyrjes së zyrës së gazetës së tij. Në një rrugë në mes të Stambollit plot trafik. Dëshmitarët pretendojnë të kenë parë se si një i ri me xhinse dhe me kasketë të bardhë qëlloi tri herë në kokën e gazetarit turko-armen.

Hrant Dink vdiq në vendin e krimit. 53 vjeçare konsiderohej zëdhënës jozyrtar i pakicës armene që jeton të Turqi, numri i së cilës përllogaritet me 65.000. Gazeta e tij "Agos" ka një tirazh prej 5.000 ekzemplarësh dhe botohet çdo javë në turqisht, dy faqe edhe në armenisht.

Një temë e rëndësishme ishte për Dinkun pajtimi armeno-turk dhe këtu ai fliste pa doreza:

"Turqit dhe armenët përbëjnë në fakt raste terapeutike në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Turqit me paranojën e tyre, ndërsa armenët me traumën e tyre. Dy palë, gjendja mendore e të cilave ka pësuar respektivisht dëme në marrëdhënien e ndërsjelltë."

Gjithnjë fliste Dink për temën që si asnjë tjetër shkakton ndezjen e emocioneve në Turqi: vrasjen e qindra mijëra armenëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për përpunimin gazetaresk të kësaj teme Dink u nderua vitin e kaluar me çmimin Henri Nannen për lirinë e shtypit. Por për këtë arsye luftëtari i vendosur i lirisë së shtypit morri disa herë kërcënime me vdekje.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan e dënoi fuqishëm atentatin në një konferenc për shtyp:

"Ky atentat nuk është kryer vetëm ndaj Hrant Dinkut por edhe ndaj paqes dhe stabilitetit tonë. U qëllua mbi lirinë e mendimit dhe mbi kushtet tona demokratike."

Hrant Dink ishte një person mbresëlënës. Kur hynte në një ambient, tregojnë njerëzit që e njihnin, mbushej dhoma. Ai nuk përputhej aspak me klishenë e një intelektuali të zgërlaqur. I gjatë dhe me një shtrëngim të fuqishëm dore.

Por gjuha e tij ishte e menduar dhe tepër e qartë, në çdo këndvështrim. Ai fliste hapur për lindjen e identitetit kombëtar turk dhe e lidhte atë me çka ai e quante "tabunë për armenët".

Megjithatë, siç kritikonte tabuizmin dhe kërkonte që Turqia ta vendoste ndienjën kombëtare mbi një bazë të qëndrueshme demokratike ashtu edhe i paralajmëronte armenët që tv mos binin në vetëdhimbsuri. Dink ishte një demokrat i bindur.