1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wangari Maathai - Nobeliste e Paqes

Heinrich Bergstresser8 Tetor 2004

Biologia, mbrojtësja e ambientit, politikania dhe aktivistia për të drejtjat e njeriut Wangari Maathai e cila në vitet 70-të njihej në Afrikë me emrin "nëna e mbrojtjes së ambientit" u nderua këtë vit me Çmimin Nobel për Paqen.

https://p.dw.com/p/ArS4
Wangari Maathai
Wangari MaathaiFotografi: AP

Nderimi me Çmimin Nobel për Paqen i kenianes Wangari Maathai të bën të mendosh për një moment se komisioni nderon me qëllim femrat në të ashtuquajturat disiplina të buta, si p.sh. në fushën e letërsisë, të drejtave të njeriut apo përpjekjeve për paqen. Sepse çmimet për fushat e vështira, iu dorëzuan me një përjashtim të vetëm sërish burrave. Por edhe në rast se kjo hije dyshimi nuk mund të kalohet pa vënë re, mund të thuhet plot të drejtë se Wangari Maathai është e denjë për këtë çmim. Angazhimi i saj politik i shoqëruar nga shumë rreziqe ka më tepër se një çerek shekulli që vë në lëvizje një kontinent të tërë.

Lëvizja "Brezi i Gjelbër" që themeloi ajo nga fundi i viteve 70-të për t'i prerë rrugën shpyllëzimit të një zone të tërë në Afrikë u shndërrua në një projekt pilot në fushën e pyllëzimit, mbrojtjes së ambientit dhe të emancipimit të femrave. I gjithë projekti ishte një rrugë e gjatë përpjekjesh dhe mosmarrëveshjesh edhe me diktatorin e asokoshëm të Kenias, Daniel Arap Moi.

Me retorikën e saj dhe qëndrimin pa kompromise Wangari Maathai arriti të bënte për vete si studentët dhe akademikët ashtu edhe popullsinë fshatare, e cila do të vuante drejtpërdrejt dhe më së shumti prej shpyllëzimeve. Nobelsitja ishte në gjendje që falë kompetencës së saj shkencore, të shoqëruar me dëshirën për liri dhe tipin e saj sharmant të krijonte një rrjet të tërë ku bënin pjesë të pasur dhe të varfër, të shkolluar dhe të pashkolluar. Kjo lëvizje e bëri të stepej edhe diktatorin Daniel Arap Moin dhe partinë e tij në pushtet. Të paharrueshme mbeten edhe pamjet e vitit 1998 që u përhapën në të gjithë botën, kur Wangari Maathai dhe shumë përkrahës të saj arritën që pa dhunë dhe me forcën e idesë së tyre të mbronin disa pyje prej spekulantëve të imobileve dhe qarqeve qeveritare.

Edhe pse me shumë shenja plagosjesh Wangari Maathi doli tek e fundit më e fortë, e padëmtuar dhe fituese prej luftrave të panumërta me qeverinë dhe dikatorin. Lëvizja e saj, guximi dhe qëndrueshmëria kontribuuan fort për krijimin e një lëvizjeje të shoqërisë civile në Kenia. Lufta e saj për mbrojtjen e ambientit si dhe për lirinë dhe emancipimin e grave e mertojnë me të drejtë çmimin më të lartë, Çmimin Nobel për Paqen.