1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Zëvendës-Fidel" në të gjitha drejtimet

Michael Castritius1 Gusht 2006

Portret i pasuesit të mundshëm të Fidel Castros, Raul Castros

https://p.dw.com/p/Aqox
Raul Castro
Raul CastroFotografi: AP
Raul Castro është mëkëmbësi i shumëfishtë: në të gjitha pozicionet e rëndësishme në Kubë ai është "Zëvendës-Fideli". Në rast ndërrimi jete të vëllait të madh, revolucionarit të vjetër Fidel, Rauli do të merrte përfundimisht pushtetin. A është ai e ardhmja e Kubës? Atij i takon prej aq kohësh e ardhmja saqë tani është bërë i vjetër. Prej dekadash, Raul Castro luan rolin e numrit dy pas vëllait Fidelit as pesë vjet më të madh. Në të gjitha pozicionet e rëndësishme të shtetit kuban ai është "zëvendës": zëvendëskryetar shteti, zëvendëskryetar partie, zëvendëskryetar i këshillit shtetëror, shkurt zëvendës-Fidel. Vetëm ministër është pa zëvendës përpara: ministër i mbrojtjes. Edhe vetë në intervistat e televizionit kuban funksionari që i shmanget medias nuk pyetet për kontributet e tij, por së pari për të ardhmen. Të gjithë, ankohet Raul Castro, duan të dinë vetëm një gjë: "Çfarë vjen pas Castros? A do të ketë kryengritje popullore, madje luftë civile? Kush e merr udhëheqjen? Do të jetë Rauli apo dikush tjetër? A do të mund ta mbajë ai pushtetin? Natyrisht që do të mbetemi në pushtet - dhe është po aq e natyrshme që do të ketë ndryshime. E gjithë jeta është një ndryshim i vazhdueshëm, nga një etapë në një tjetër. Dhe me revolucionin është e njëjta gjë. Po, do të ketë një kalim: drejt një socializmi më të mirë, një më demokratiku." Nisje me Raul Castron? Këtë nuk ia beson 75 vjeçarit askush. As miqtë dhe as armiqtë. Dekada me radhë ai ishte funksionari i zbehtë për botën e jashtme, dora e fortë në jetën e brendshme. Ndarja e detyrave me Vëllain e Madh Fidelin të kujtonte të njohurën: Polic i mirë - Polic i keq". Derisa Fideli bënte reklamë revolucioni me karizmën e tij, Rauli spastronte terrenin politik të ishullit. Gjenerali ushtarak nuk është lule mosmëprek. Raul Rivero e duroi mbi kurriz ashpërsinë e sistemit kuban: me 20 vjhet burg u dënua themeluesi i agjencisë së pavarur të lajmeve "Cuba Press", sepse merrte gjoja pagë nga SHBA. Ai u lirua vetëm për arsye të sëmundjes, jeton sot në Madrid. "E ardhmja: pas Fidelit vjen vëllai i tij Rauli, që ka qenë ministër i mbrojtjes që prej fillimit. Njerëzit mendojnë se ai mund ta hapë Kubën ngadalë, por problemi është se regjimi mbështetet tani prej Venezuelës, prej presidentit Chavez. Prandaj nuk ka zhvillim ekonomik. Asgjë. Vetëm propagandë. Por gjendja e furnizimit bëhet përditë e më e vështirë dhe të rinjtë duan të largohen." Vetë Fidel Castro i ka kthyer mbrapsht në pjesën më të madhe reformat e kujdesshme ekonomike të viteve të fundit. Nisma private është vështirësuar, zyrtarisht vlon lufta kundër korrupsionit dhe pasurimit të padrejtë. Castro mblidhet si iriqi. Kështu kanë rënë edhe shpresat se ai mund të trashëgohej nga forca reformuese. Të paktën përfytyrimi që me vdekjen e Fidelit sistemi do të shembej si shtëpi letrash, duket naiv. Shumë i konsoliduar duket pozicioni i pasardhësit, zëvendës-Fidelit me emrin Raul. Vetëm në qoftë se 75 vjeçari vdes para të vëllait 80 vjeçar. Atëherë Partia Komuniste e Kubës do të ballafaqohej me problemin e mirëfilltë: revolucioni plaket me etërit e vet.