1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zdravko Marjanoviq nderohet me çmimin e paqes në Ahen & Mangësitë e drejtësisë dhe gazetarisë në rajon & Varfëria në Kllokot

5 Shtator 2009
https://p.dw.com/p/JSgv

Aktivisti Zdravko Marjanoviq, është nderuar këtë vit me çmimin e Ahenit për paqen, i cili jepet çdo vit në ditën kundër luftës më 1 shtator. Çmimi u ndahet njerëzve apo institucioneve të cilat promovojnë idenë kundër luftës dhe angazhohen për dialog e mirëkuptim mes njerëzve.

Drejtësia në rajon nuk është transparente sa duhet, ndërsa mediat edhe më tej janë të papërgjegjshme në raportimet për proceset e krimeve të luftës. Janë këto konkludimet e konferencës së organizuar në Sarajevë "Transparenca e drejtësisë dhe përgjegjësia e mediave".

Në Kosovë pas luftës janë ndërtuar për nevojat e kthimit të serbëve të zhvendosur dhjetëra shtëpia nga fonde të ndryshme. Por ato shpesh i kanë marrë ata të cilët kanë nga disa shtëpi, të cilët më vonë i kanë shitur, kanë marrë paratë dhe kanë ikur. Ka dhe raste madje që me këto para janë ndërtuar shtëpi edhe më të mëdha apo kanë filluar ndonjë biznes. Në anën tjetër, nuk është aspak i vogël numri i atyre që jetojnë në kushte jonjerëzore, duke pasur frikë nga mundësia e rrënimit mbi kokë të atyre që i quajnë shtëpi.

Autorë: Zoran Arbutina, Dinko Gruhonjiq, Refki Alija

Redaktoi: Bahri Cani