1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040510 GB Wähler

4 Maj 2010

Kanë mbetur pak ditë deri në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe. Shumë pak hulumtues të opinionit marrin guximin të japin prognoza se kush do të fitojë. Dy janë shkaqet: sistemi zgjedhor dhe sjellja e zgjedhësve

https://p.dw.com/p/NE4O
Parlamenti në LondërFotografi: AP

"Fjala është për imigracionin, si mund ta parandalojnë ata imigrimin ilegal".

"Edukimi është me rëndësi, por asgjë nuk ka pa punësim. Pra vendet e punës dhe ekonomia janë të rëndësishme".

"Ata kanë bërë kaq shumë skandale me shpenzime dhe donacione, si mund t'u besohet atyre? Duket se ata do të vazhdojnë kështu".

Imigrimi, edukimi, gjendja ekonomike dhe natyrisht rastet e shpenzimeve në Dhomën e Ulët janë temat, të cilat dominojnë fushatën parazgjedhore në Britani të Madhe. Por në sondazhe nuk mund të thuhet qartë se kush do ta qeverisë vendin pas 6 majit. Besueshmëria ndaj kryeministrit Gordon Brown ka rëndë shumë. Ndërkohë që as konservatorët opozitarë të David Cameron-it duket se nuk kanë shansa për një fitore të qartë, shpjegon profesori Justin Fisher, nga Universiteti Brunel në Londër.

Britischer Politologe Professor Justin Fisher
Politologu britanik Justin Fisher.Fotografi: DW

"Mendoj se për konservatorët do të jetë shumë vështirë të fitojnë shumicën absolute, sepse për këtë duhet të fitojnë edhe 116 mandate të tjera, që do të ishte shifra e tretë më e madhe që prej Luftës së Dytë Botërore. Mendoj se për konservatorët kjo është e pamundur."

Zhgënjim nga partitë e mëdha

Pas skandaleve të shumta me donacione dhe shpenzime shumë zgjedhës janë të dëshpëruar me dy partitë e mëdha. Prandaj kohët e fundit kanë fituar shumë në popullaritet liberal-demokratët e Nick Clegg-ut. Sidoqoftë është hera e parë pas shumë dekadave që kemi mundësinë e një situate pati.

"Në kohën e debatit të parë televiziv është shtuar shumë mbështetja e liberal-demokratëve. Por mundësia që ata të krijojnë qeverinë është gati e përjashtuar, për shkak të sistemit zgjedhor. Por është gati e pamundur, që dikush të fitojë shumicën absolute, pikërisht për faktin se liberal-demokratët do të fitojnë më shumë vota."

Großbritannien Wahlen Nick Clegg Liberaldemokraten
Udhëheqësi i liberaldemokratëve britanikë Nick CleggFotografi: AP

Eksperti britanik megjithatë pohon se Clegg dhe liberal-demokratët e tij do të fitojnë vetëm një pjesë të caktuar mandatesh.

"Kjo mbështetje nuk do të sjellë patjetër edhe më shumë mandate, sepse në Britani të Madhe kemi një sistem të ndryshëm votimi nga ai në Gjermani. Për parlament zgjidhen 650 deputetë, që në parim do të thotë se kemi 650 zgjedhje të vogla. Këtë mund ta krahasosh me një ndeshje futbolli. Ekipet mund të fitojnë me rezultat 1:0, 2:0, ose 3:0, por fitorja gjithmonë sjell tri pikë. Problemi i liberal-demokratëve është që ata mund të shënojnë shumë gola, por do të fitojnë shumë pak ndeshje."

Vota për një liberal-demokrat në ato rrethe, ku kandidati i tyre nuk ka shanse për fitore, është një votë e humbur. Prandaj Fisher beson se shumë zgjedhës, që aktualisht i mbështesin ata, në ditën e zgjedhjeve do të ndryshojnë mendimin.

Situata e patit shans për të vegjlit?

NO FLASH Großbritannien Wahlen TV-Duell Gordon Brown Nick Clegg und David Cameron
Kryeminsitri labursit Gordon Brown, djathtas, udhëheqësi i konservatorëve, David Cameron, majtas, dhe Udhëheqësi i liberaldemokratëve Nick Clegg, në debatin televiziv në BirminghamFotografi: AP

Në qoftë se me të vërtetë kemi një situatë pati, atëherë liberal-demokratët duhet të vendosin, se me cilën parti të madhe do të futen në koalicion, apo do të mbështesin një qeveri pakicë. Por ka dhe parti të tjera të vogla, që mund të ndikojnë në tejkalimin e një gjendje pati, shpjegon profesori Eberhard Bort.

"Nëqoftëse krijohet një situatë pati, ku asnjë prej partive nuk fiton shumicën absolute, atëherë fitojnë në peshë partitë e vogla, si nacionalistët skocezë, ata nga Uelsi, apo partitë nga Irlanda Veriore. Ka shumë peshq të vegjël, të cilët do të përpiqen që me mbështetjen e partive të mëdha të përfitojnë."

Justin Fisher thotë se shanset e partive të vogla varen prej rezultateve të konservatorëve dhe laburistëve. Nëqoftëse atyre u mungojnë shumë mandate për krijimin e qeverisë, atëherë do të kenë nevojë për mbështetjen e liberal-demokratëve. Në të kundërtën mund të arrijnë marrëveshje edhe me partitë më të vogla.

Autor: Irene Quaile/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica