1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet në Serbi: Kosova nuk është në listën e prioriteteve

Kim Bytyci, Beograd18 Janar 2007

Mëse 6 milion e 6 mijë qyetetarë me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi këtë të dielë. Qyetarët me banim jashtë do të kenë mundësi të votojnë në 58 qendrat e organizuara për ta

https://p.dw.com/p/ArZY
Përkrahës të Partisë Radikale Serbe
Përkrahës të Partisë Radikale SerbeFotografi: AP

Ndër temat që më së shumti do të ndikojnë në votën e qytetarëve, sipas hulumtimeve, janë temat që kanë të bëjnë me jetën e tyre. Sipas Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci, në listën e prioriteteve të votuesve, janë standardi i jetës, punësimi, lufta kundër korrupcionit dhe krimit si dhe një shtet juridik dhe i drejtë.

Kosova, sipas këtyre hulumtimeve nuk bënë pjesë në këtë listë.

Drejtori i Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci, Marko Blagojeviq thotë: "Kur pyetni qytetarët që të bëjnë një zgjedhje racionale, Kosova nuk gjendet në krye të listës së prioriteteve. Kur gjatë hulumtit pyetni qytetarët se çka është për ta me rëndësi, ata bëjnë një zgjedhje racionale dhe thonë se për ta me rëndësi është se si jetojnë tani dhe çfarë janë perspektivat për të arrdhmen. Kosova është diçka tjetër, ajo është më shumë një zgjedhje emocionale për të cilën orientohet një pjesë e votuesve. Varësisht nga retorika e politikanëve dhe zgjimi i emocioneve, Kosova ngritet apo bie nga kjo listë e prioriteteve të qytetareve", thotë Blagojeviq.

"Ne bëmë një hulumtim lidhur me percepcionet e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Qytetarët i pytëm se çka dëshirojnë ndërsa çka shohin si reale. Këtu vërejmë dallime të rëndësishme, 45 përqind madje edhe 50 përqind të qytetarëve thonë se do të dëshironin që Kosova të mbetet në Serbi por vetëm 15 përqind e tyre besojnë se kjo është e mundur, thotë Blagojeviq. Ndonse çështja e Kosovës u gjet në një masë në fushatën parazgjedhore, asnjëra parti, nuk e pat Kosovën si temë kyçe. Ndër temat që dominuan këtë fushatë, veçmas në mesin e bllokut demokratik ishte çështja e inkuadrimit në Bashmikin Evropian" thote Blagojeviq.

Ndryshe, Blagojeviq shton se fushata parazgjedhore në përgjithësi ishte më pozitive në krahasim me ato mëparshme meqë partitë kësaj here ishin më shumë të orientuara ndaj votuesve se sa kundër njëra tjetrës. Por njëkohsisht pakënaqësia e përgjithshme e qytetarëve është më e madhe dhe kjo është arsye që një numër i qytetarëve nuk planifikojnë të dalin në zgjedhje. Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës pritet të jetë në nivel të zgjedhjeve të vitit 2003. Por kësaj here për të arritur një pjesëmarrje të tillë, janë nevojitur orvatje shumë më të mëdha për të motivuar qytetarët që të japin votën e tyre, shton Blagojeviq.