1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Sondazhet tregojnë se Netanjahu po ecën drejt ngërçit

25 Mars 2021

Benjamin Netanyahu deklaroi se kishte arritur një "fitore të madhe", kur sondazhet fillestare pas votimit e paraqitën partinë e tij Likud në epërsi. Sidoqoftë, kampi i tij ka të ngjarë të mos arrijë shumicën.

https://p.dw.com/p/3r4OT
Israel Parlamentswahl  | Wahlsieger Netanjahu
Fotografi: Noam Moskowitz/dpa/picture alliance

Votimet në Izrael për zgjedhjet e katërta të vendit brenda dy vjetësh u mbyllën të martën. Por e ardhmja politike e kryeministrit Benjamin Netanyahu mbetet e paqartë.Qendrat e votimit u mbyllën në orën 10:00 sipas orës lokale (2000 GMT). Fillimisht, rezultatet e votimit të publikuara nga transmetuesit izraelitë parashikuan që partia e Netanyahut e krahut të djathtë, Likud do të zinte midis 31 dhe 33 mandate në Knesset. Kurse rivali Lapid Yesh Atid u tha se kishte fituar 16 deri në 18 mandate. Megjithatë të hënën, sondazhet e përditësuara u dhanë kampeve pro-Netanjahu dhe anti-Netanjahu numër pak a shumë të barabartë mandatesh, gjë që do t'i linte të dy ata pa shumicë. Të dyja palët ka të ngjarë që duhet të marrin me të mirë Naftali Bennett, një ish-aleat të Netanyahut, i cili tani ka marrëdhënie të tensionuara me kryeministrin. Vëzhguesit sugjerojnë se Netanjahu mund të kete të vështirë të ndërtojë një qeveri të re koalicioni.

Shifrat po vazhdonin të ndryshonin të mërkurën herët dhe mund të ndryshojnë akoma. Rezultatet përfundimtare pritet të mësohen deri në fund të javës. Me 61 mandate të nevojshme për një shumicë të plotë në parlamentin me 120 vende, mund të kalojnë disa ditë para se të formohet një qeveri. Në qoftë se bisedimet për ndërtimin e koalicionit nuk arrijnë të thyejnë ngërçin, Izraelit mund t'i duhet të shkojë sërish në votime - për zgjedhjet e pesta radhazi në një vendin të ndarë thellësisht. Bazuar në sondazhet fillestare pas mbylljes së kutive të votimit, Netanjahu i përshkroi zgjedhjet si "fitore të madhe" për krahun e djathtë. Votuesit "i kanë dhënë një fitore të madhe të djathtës dhe Likudit  nën udhëheqjen time", tha ai në deklaratat në Facebook dhe Twitter.

Prognose: Netanjahus Likud-Partei gewinnt Wahl in Israel
Fotografi: Tsafrir Abayov/AP/picture alliance

Zgjedhjet në Izrael ende të hapura

Shumë deklarojnë se dallimi midis rivalëve është shumë i ngushtë për të shpallur fitimtarët, në një kohë që pandemia e koronavirusit dhe ekonomia mbeten faktorët vendimtarë për votuesit. Sidoqoftë, Netanjahu nuk i përsëriti pretendimet e tij për fitore në fjalimin pasues të natës. "Unë do të kontaktoj të gjithë personat e zgjedhur zyrtarisht që mbështesin parimet tona. Nuk do të përjashtoj askënd," u tha ai mbështetësve, në një sinjal të dukshëm ndaj Bennett-it. Kreu i opozitës Yair Lapid nga qendra Yesh Atid pretendoi se blloku anti-Netanjahu mund të formojë një shumicë. Yesh Atid dukej se do të zinte vendin e dytë pas Likudit të Netanjahut.

"Për momentin, Netanyahu nuk ka 61 mandate," tha ish-drejtuesi i televizionit. Duke iu drejtuar mbështetësve në Tel Aviv, Lapidi tha më tej se ai "ka nisur të flasë me udhëheqësit e partive dhe ne do të presim rezultatet, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar një qeveri të arsyeshme në Izrael".

Korrespondentja e DW, Tania Krämer tha se Netanjahu përballet me një betejë të vështirë për të formuar një koalicion. "Do të jetë shumë e vështirë, po të shikosh sondazhet pas votimit," tha ajo, duke shtuar se Netanjahut mund t'i duhet të sigurojë mbështetje nga një parti tjetër veç aleatëve në kampin e tij. "Po të shikosh zgjedhjet e fundit, Likudi doli shumë më mirë në atë kohë. Ai humbi disa vende dhe do të jetë edhe më e vështirë tani të krijojë një koalicion," tha ajo. Netanjahu po kërkon qëllimisht "një qeveri fetare të djathtë për interes personal", sepse "ai nuk sfidohet nga një parti e madhe qendrore e opozitës, por nga shumë parti, edhe nga e djathta politike," i tha Steffen Hagemann nga Fondacioni Heinrich-Böll i Gjermanisë DW-së.