1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt u shoqëruan nga kaosi dhe dhuna

Jürgen Stryjak27 Nëntor 2005

Forca sigurie me shkopa gume që nuk i lanë simpatizantët e Vllazërisë myslimane për të marrë pjesë në zgjedhje, qendra votimi që nuk u hapën, arrestime masive të qindra njerëzve. Këto ishin pamjet që shoqëruan raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në delten e Nilit dhe Aleksandri

https://p.dw.com/p/ArNA
Pas zgjedhjeve
Pas zgjedhjeveFotografi: AP

Përpara dy javësh, në prag të zgjedhjeve presidenciale, qeveria egjiptiane nxorri nga burgu shumë simpatizantë të Vllazërisë Myslimane. Raundi i parë i këtyre zgjedhjeve u zhvillua në mënyrë paqësore. Vllazëria Myslimane zhvilloi një fushatë zgjedhore pa u sulmuar nga qeveria. Por gjatë raundit të dytë të këtyre zgjedhjeve javën e kaluar, qeveria ju rikthye metodave të saj të vjetra. Perleshjet e shumta mes simpatizantëve të Vllazërisë Myslimane dhe atyre të qeverisë shkaktuan vdekjen e dy personave. Ndërkohë klubi i gjykatësve të pavarur kërkoi që zgjedhjet dhe kandidatët të observoheshin nga forcat ushtarake.

Gjatë ditës së shtunë u votua në 9 provinca egjiptiane mbi 121 vende në parlament. "Vllazëria Myslimane" vuri 41 kandidatë për këto poste. Pritet që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të jenë sërish të kënaqshme për këtë grupim politik, i cili mundi të sigurojë 47 vende gjatë raundit të parë zgjedhor. Nqë parlamentin e vjetër kjo lëvizje përfaqësohej nga vetëm 15 deputetë.


Shumica e popullsisë egjiptiane është e zgënjyer nga korrupcioni dhe prapambetja e qeverisë. Vllazëria Myslimane ofron këtu një alternativë të re. Me sllogane si "Islamizmi është përgjigja", kjo lëvizje premton se do të sjellë më shumë transparencë dhe të drejta sidomos për të varfërit. "Qeveria", thotë Gamal Hishmet që është antar i këtij grupi, "morri të gjithë pushtetin, paratë dhe postet e larta. Ne do të marrim njerëzit."

Por faktikisht kësaj lëvizjeje nuk i janë bashkangjitur shumë simpatizantë nga ana e popullsisë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve pjesëmarrja në votime ishte vetëm 28%, ndërkohë që në raundin e parë ajo ishte vetëm 24%. Po të kemi parasysh të gjitha manipulimet që u kryen me listat e votuesve dhe votuesit e dyfishtë që u paguan nga qeveria aktuale, atëherë bëhet shpejt qartë se shumica e egjitpianëve nuk ja dhanë votën e tyre as qeverisë e as Vllazërisë Myslimane.